Mendimet më ikin

Shtrihem të bëj gjum por gjum nuk kam në sy
mendimet më ikin larg n’pafundësinë
e kësaj nate pambarim…
për çudi ato ndalojnë aty gjithnjë
në të njetin vend!
t’njetat dhimbje gërmojnë vazhdimisht
mendimet m’ ikin larg diku n’ Arbëri
dhe ndalojnë tek varri i sime bijë…
largojnë dheun mbi varr,
duan me të hjekin ca malle,
llehtas e përqafojnë,
duan nga gjumi ta zgjojnë,
por kot!,
trupin e ka shumë të ftohtë,
e marrin e shtrëngojnë mendimet e mija
e puthin në sy, ballë e gojë,
mundohen që zemra e saj të frymoj,
ngrihem në kembë unë
e mbushur trishtim,
hap’ dritaren e numëroj yjet ktë natë,
mundohem t’i qetesoj mendimet e mija,
lutem që t’më kthehen nga Arberia…
sërish kthehem në shtratin tim,
mundohem ta kaloj këtë natë pa mbarim,
lotët më shkojnë sikur një krua,
pse o Zot s’më more edhe mua!?!

Në natën e ëndërrave të mija,
të gjata që s’kan mbarim
ti me vjen ngadal si pranvera
futesh në ëndërra pambarim!
bashkë ne e shetisim botën
ngritemi ne kaltersinë qiellore
asgje s’na ndalon qe te bredhim
edhe ne djell e hënë të zbresim
ta kepusim nga nje yll polar…
dhe me yll te zbresim mbi male
e ti themi botes mbarë
se nene e bijë po çmallen!
kur dita e mbulon naten
e enderrat më marin fund
une ngrihem nga shtrati
kerkoj…kerkoj por s’te gjej askund
e tërë dita me shkon në kërkim
e kerkoi yllin tim
qe një natë më parë
e pata në përqafim.

Une dhe shiu

Natyrë ti e çmendur natyrë,
Ç’janë këta lotë që derdhë ti sot
rrebesh shiu papushim
kend do e marrësh sot n’përqafim.

Pse nuk ke aspak mëshirë
i zgjedh njerzit më të mirë
nga kjo jetë ata i ndanë
thell në dheun tënd i mban!

Nga dritarja të vështroj
pse s’më len vet të vajtoj
bjerti shi bashkë me mua
që lotë më shkojnë si krua.

NATE PA GJUME

Si engjull të mrekullueshëm
të mbajta fooort në gjirin tim,
të mbajta aq shtrengueshëm,
nuk të lëshoja deri në agim.

Fjija kinse por gjum nuk bëja
ty duke t’ ledhatuar,
kenaqesha e u shkrija e tëra,
m’dukej se bota kishte ndryshuar.

Ndjeja ngrohtësi shpirterore
thellë në shpirtin tim
nga ti oj mrekulli hyjnore
isha mbushë kënaqesi e gëzim.

Kur dita si rendom po agonte
shikova, ty s’të gjeta pran!
a ka njeri të më kuptonte
sa t’ vrarë tani shpirtin e kam?!

TE KERKOJ!!!

Te kerkoj mbi re,
ne pikat e vogla te shiut,
ne rrezet e para te diellit
ne mbremje kur hena del.

Te kerkoj ne largesi,
neper kopshte me lule,
ne livadhet e gjelberuara,
ne liqene ku uji freskon.

Te kerkoj ne dimer,
ateher kur bjen debor,
ne fjollat e lehta te bores,
e ku tjeter te kerkoj?!

TË PRITA

Gjat të prita mbremë,
thash se do vije t’më therrisje oj nene,
kur nata me ditën po e ndanin kohën,
erdhi diç e butë dhe më ledhatoi doren…
u shtanga e tëra sikur reflektoi një dritë
ku je bija ime sa gjat të kam pritë!?

Oh moj nëna ime sa gjat kam udhtuar,
vetëm që të vij ty met’ngushëlluar,
sa shumë më kërkon ti moj nëna ime…
nuk ndjehem e qetë dotnë prehjen time?!

Të pata në shtrat aty afër meje,
ta lëmova flokun, të putha në ballë,faqe e sy,
dorën ta shtrengova fort sikur dikur,
se ashtu veproja kur të veja në gjum,
kur si rëndom mengjesi agoi…
u ngrita e tera trishtime…
në djersë isha larë
nga nata plot kujtime .


[b]
Do të vij…

Shtigjeve të kalterta dhe stineve të ngaterruara nga pritja…

Në krahet e zogjeve të hekurt qe qokasin qiellin tim me sqepe qortimesh…

Do te vij…

Në deget e thyera të nates dhe agun e brisht të premtimeve…

Në puhinë e veres qe perkindë etjet, ne horizontin e skuqur të shpresave…

DO të vij…

Në diellin e buzve tua,në gershetat e varur të merzisë…

Në sytë e tu ,në qiellin e thyer të magjive…

Do te vij…

Në nje stinë të pa emer ,trendafileve të brishta të etjeve…

Kalldremeve të ngurta të pikellimit…

Do të vij… [/b]

Qyteti, mbrëmja, unë dhe ti.

Të bukur, të lumtur, të lodhur, të zhveshur…,
qyteti, mbrëmja, unë edhe ti.
Aroma e përzierë e flokëve,
ngjyra e syve të tu, reflektuar në sytë e mi.

E kujt është kjo zemër që kaq shumë rreh
më fort se frymëmarrja dhe zërat tanë?
Është e jotja, e qytetit a e mbrëmjes,
apo ndoshta e imja me tingull këmbane?

Nuk e di ende ku mbrëmja mbaron
dhe ku fillon qyteti me zemrën e tij.
Nuk dalloj në jam unë kur më përqafon.
a je ti që pushon brenda syve të mi…

[b]Unë dhe Ti…

Sa larg! Ndoshta gjithmonë mes nesh ka qene kjo largësi
dhe ndoshta fare kot na dehu ideja e marrë
se ishim prane te dy.

Jam larg! Në ndjenja e mendime as unë nuk di se ku.
Ndoshta dhe fare pranë kur ty të kam qëndruar
s’kam qenë aspak këtu.

E ku është pikëthyerja? Në cilat labirinte ngeci ndonjë vështrim?
Mes gjithe fjaleve te embla, mes tingujsh, peshperitjesh
Nje thirrje a takim?

[/b]

Ndryshe
Ndryshe, sot gjithshka eshte ndryshe…,
Alternuar neper jeten drite e terr,
Tjeter eshte shikimi edhe puthja.
Tjeter, nje mendim qe rrugen merr.

Ndryshe…! Ti ke hyre ne zemren time.
Nuk e di se si, nga c’porte valle
Dhe cdo mates, busull humb kuptimin,
Si ta dija qe do ndjeja kaq shume mall!

Ndryshe vjen mengjesi, perkedheles,
Tingujt ndryshe rendin si ujvare…
E gjithe jeta si cdo dite merr rrjedhen,
Por … asgje nuk eshte si me pare…

Trokit !!..

E ndjen se jemi larguar?

Nuk vjen më në orët që vije!

Por vargjet pak më të rralluar

Zemrës i veshin dritë-hije …!

Ti jo nuk e di se si unë

Në çdo çast veç ty të kërkoj.

E ndjej kur ti je në furtunë,

Trishtimin me ty përjetoj…

Më thuaj nëse si më parë

E ndjen se ç’mendoj unë tani!

Dërgomë një tingull, një fjalë

Trokit dhe kur unë heshtur rri…!

Kur nuk te takova…

Une nuk isha, ndersa ti derdhje lot,
Dhe lotet e qiellit binin mbi ty.
Shpirti me thyhej, sa shume s’e them dot,
Ne naten qe shtrihej ngadale mbi te dy.

Mungova, isha atje ku nuk doja.
Trishtuar, me duhej te recitoja gezim…
Nuk shihja as yje, as henen kundroja,
Teksa doja te rendja ku ish shpirtin tim.

Me mire, ndoshta, qe me lot nuk te pashe,
Me mire qe dhe ti me lot s’me pe mua.
Ne enderr me dhimbte, me vriste, pa fjale
Ajo largesi nga zemra qe dua.

Ne diten qe erdhi, nje diell me shihte
Trishtueshem, sikur te me thoshte me fal,
Qe s’u be aq i nxehte, sa te tera t’i shkrinte
Malet dhe rruget qe neve na ndane…

shum te bukura .!!! me pelqejne

Shume te bukura dhe domethenese,faleminderit Enkelejda_24

Me pelqyen shumm

     Faleminderit

te shkelqyera