Mendimet negative të sëmurin

[b]

Nganjëherë, si duket është më së miri t’i ikni paralajmërimeve, madje për të mirën tuaj. Anketimet treguan se madje edhe leximi i efekteve anësore në udhëzimet e ilaçeve mund të shtojnë rrezikun nga ajo që t’i ndjejmë.[/b]

Nëse ndjeheni keq nga vetë shikimi në efektet anësore tek ilaçet që i përdorni, atëherë më së miri mos i lexoni fare.
Ç’është e vërteta, shkencëtarët besojnë se edhe vetë paralajmërimet në bëjnë të ndjehemi keq. Disa studime në tërë botën, treguan se nëse besojmë se diçka po na e prish shëndetin, atëherë vërtetë edhe sëmuremi.

Po aq sa mendimi pozitiv mund të jetë i mirë për shëndetin tonë edhe ai negativ ka rëndësinë e vete. Ndonëse ideja që besimi në atë që jemi të sëmurë na bënë vërtetë të sëmurë, tingëllon pak e pabesueshme, tentimet rigoroze konstatuan pikërisht këtë, fuqia e supozimit mund të përmirësojë shëndetin. Placebo efekti ka binjakun e tij të keq, nocebo efektin, pohojnë shkencëtarët, sipas së cilëve tabletat fiktive dhe pritjet negative mund të shkaktojnë efekte të dëmshme. Shembujt përfshijnë tentimet klinike për ilaçe të reja në të cilat ¼ e pacientëve që kanë marr ilaçe fiktive ndjenin efekte anësore me ilaçe të vërteta.

“Larg mendimeve te keqija”, kjo eshte ajo qe duhet te ndjekim te gjithe, por eshte e veshtire te mos kesh te tilla mendime, kur vete situatat te cilat perjetojme jane te keqija.

ka raste kur njeriu ndihet shume i stresuar nga jeta dhe mardheniet shoqerore dhe ngushellimin e vetem e gjen tek ilacet dhe qetesusat farmaceutik duke shpresuar se ato jane e vetmja zgjidhje per te dale nga ai stres qe e ka zene dhe duke harruar per efektet anesore qe japin ato ne trupin e tij.

ska njeri mos te kaloj stres,dhe mos te kete mendime te keqia ne koke,eshte vete jeta e tille