Mendjemadhësia apo Injoranca

Sot në përgjithësi njerëzit e shfaqin shumë mendjemadhësinë e tyre.
Kjo mund të vërehet nga mënyra se si njerëzit ecin, ngasin veturën, bisedojnë në telefon apo bisedojnë ulur në tavolinë në lokale.
Të gjitha këto i bëjnë me disa gjeste apo lëvizje me mendjemadhësi.
Kjo është më së shumti prezente tek ata që nuk janë të kyqur në Islam kuptohet, sepse Muslimani e di që mendjemadhësia nuk ka vend në fenë tonë dhe këtë e kemi të cekur qartë në Kur’an:

31:18. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.

Dhe kur mundohemi ti këshillojmë të ndryshojnë sjelljet e tyre apo të kyqen edhe ata në Islam ata na përgjigjen me tallje, nënçmim bile edhe me ofendime. Kjo ka ndodhur edhe në kohërat e hershme dhe për këtë na tregon Kur’ani:

71:7. Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t’u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.

Është interesant se në kohërat e mëhershme mendjemadhësi kanë shfaqur vetëm të pasurit kurse sot këtë e bën çdokush dhe kjo vërehet në rastet e cekura më sipër.
Njerëzit kanë harruar fare se një ditë do të vdesin dhe secili garon të bëjë jetën e vet sa më të rehatshme dhe nuk brengoset fare që me sjelljet e tij i lëndon të tjerët dhe e hidhëron Krijuesin.
Kjo jetë është e përkohshme dhe e rrejshme dhe për këtë na lajmëron Kur’ani:

3:185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.

Allahu na ruajtë që të mos devijojmë përsëri pasi jemi udhëzuar në Islam!

Nga vëllezërit e mi kam dëgjuar një tregim shumë interesant lidhur me pasurinë dhe dobitë nga ajo dhe po e përmend shkurtimisht në këtë artikull.

Paska qenë një Musliman shumë i pasur i cili para se të vdiste ia la vetëm një amanet të birit i cili nuk ishte fare i kyqur në Islam dhe ishte dhënë aq shumë pas epsheve dhe jetës në këtë dynja.
Ia kishte lënë amanet që kur të vdes para se ta varrosnin tia mbathnin një palë çorape të leshta.
Kur erdhi ky moment i biri u mundua ta bind imamin për këtë por ai asesi nuk pranoi.
Pasi e varrosi të atin dhe u kthye në shtëpi i biri vrapoi të hapte arkën ku i ati ja kishte lënë trashëgiminë e pasurisë së tij dhe kur e hapi aty gjeti një letër dhe e morri ta lexonte.
Në letër shkruante kështu: “Biri im, a po e shef? Tërë atë pasuri që e pata sa isha gjallë nuk munda ti marr as një palë çorape me vete në botën tjetër!”

Mendoj se kjo është një këshillë shume e mirë për të gjithë ne.

Gjithmonë duhet të kemi parasysh që një ditë do të vdesim dhe do të dalim para Allahut xh.sh.

Gjithmonë duhet të kemi kujdes, ti përmirësojmë sjelljet tona, dhe të pendohemi dhe të kërkojmë falje nga Allahu xh.sh. që ti shpëtojmë dënimit që e përshkruan Kur’ani:

22:9. Ai që shtrembëron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t’i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t’i takojë poshtërimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t’ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).

Autor: Sefedin Muqaj, Prizren, Kosovë.

njerzit mendjemedhenj jane prejardhje e injorances sepse ai qe ka tru tregohet ai qe eshte dhe jo te tregohet mendjemadh ! mendjemadhesia eshte edhe mendjelehtesi !

jo po do denohet me zierje ne kazan hahaha…hajde hajde deri ku ka arrit djalli me shpik …ore njerez 1 gje eshte e vertet nuk ka ferr kete e thote bibla

qween cdo njeri ka bindjet e tije fetare ! si gjithmone ka kendveshtrime te ndryshme midis 2 apo me shume feve ! secili nga ne ka bindjet dhe besimet e veta ! ti nuk mundesh dot te vertetosh nese ferri existon apo jo sepse nuk ke fakte konkrete sepse si bibla dhe kurani i mbeshteten feve te tyre !

Nuk e di a je besimtare katolike ti por Biblen definitivisht se paske lexuar me vemendje.

Ja disa vargje ku permendet ferri:

23 Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij.

24 Atëherë ai bërtiti dhe tha: "O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë.

Bibla, Luka, Kapitulli 16.

15 Dhe ti, Kapernaum, që të kanë ngritur deri në qiell, do të poshtërohesh deri në ferr.

Bibla, Luka, Kapitulli 10.

me vjen keq sefendino po e kane kuptimin ndryshe!!!i ke lexuar shkrimet e shenjta ne fund permendet sheoli (ferri )por jo me kuptimin e vet te pare sepse ferri eshte kur nje njeri qe ska besuar te bibla do te behet pluhur kjo eshte ferri njs sic tha edhe anna te gjith kane bindjet e veta fetare.jo un sjam kristiane po familjen e kam muslimane po nuk bie dot dakort me mendimet e tyre per kete fe keshtu qe besoj tek feja e vertete te deshmiteret e jehovait me duken njerez shume te shkelqer prandaj