MeNeve, versioni shqip i Spotify?

Kosova është pjesë e trendeve globale të teknologjisë, në shumë aspekte. Për ta dëshmuar këtë fakt edhe më shumë, së fundmi Telegrafi.com ka kuptuar se është duke u krijuar një platformë e re që do të jetë versioni shqip i shërbimit të famshëm të muzikë - Spotify.

Në faqen e kompanisë Rolling Rabbits e cila e ka krijuar platformën është thënë se Meneve është një platformë moderne për të dëgjuar muzikë dhe e njëjta është e pasuruar me të gjitha zhanret e muzikës.

Përdoruesit shqiptar të internetit në të gjithë tashmë mund të bëhen pjesë e beta testimit të kësaj platforme, përmes uebit, apo telefonave të tyre mobil që bazohen në iOS dhe Android.

Telegrafi.com ka pasur rastin ta provojë MeNeve nga iPhone 6s, dhe përpos dizajnit të jashtëzakonshëm, shërbimi punon shumë mirë, është i lehtë për tu përdorur dhe naviguar, si dhe ofron mundësinë e përdorimit të funksionit të ri të iPhone 6s të njohur si 3D Touch.

MeNeve synon që t’i lidhë të gjithë shqiptarët nëpër botë përmes platformës e cila ofron lansimet më të reja muzikore, të rejat e fundit nga muzika e secilit zhanër, datat e koncerteve të artistëve shqiptar, si dhe mundësinë e blerjes së biletave për këto koncerte.

Për më shumë, klikoni në https://rolling-rabbits.com/meneveapp/