Merkato: Levizjet e Lojtareve

“Tuttosport” njofton se Diego është pajtuar të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Juventusin me ç’rast do të fitojë një vlerë mesatare prej katër milionë eurosh për sezon (3.8 milionë në sezonin e parë dhe 4.6 milionë në të fundit).

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, para disa ditësh zbuloi se bardhezinjtë do ta përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, ndërsa një ‘plejmejker’ ka qenë nevojë e domosdoshme e Zonjës së Vjetër.

E vetmja gjë e mbetur tani është marrëveshja me skuadrën e Werder Bremenit, me ç’rast Bianconerët do të mundohen t’i bindin gjermanët të heqin dorë nga ylli brazilian.

o kliton ti me juven je se une jame me juven dhe me behet qefi qe te mare futbolliste te mire :stuck_out_tongue:

une sjam me juven se sme pelqen si skuader :wink:

besoj te mos fyhesh:D:D

Sipas së përditshmes spanjolle “Marca” dhe disa mediave italiane, braziliani nga radhët e Milanit, Rikardo Kaka nga sezoni i ardhshëm do të transferohet në rradhët e Realit të Madridit.

Sipas “Marca”, kandidati për kryetar të Real Madridit, Florentino Perez ka arritur marrëveshje me vet lojtarin, ndërsa “kuq e zinjve” nga Milano do t’u paguajë 60 milion euro për kartonin e brazilianit. Kjo marrëveshje është arritur pasi që Kaka hodhi poshtë ofertën e Mançester Sitit. Nga skuadra e

Milanit, nuk kanë konfirmuar mirëpo as nuk kanë demantuar këtë lajm. Kaka kohëve të fundit është i pakënaqur se si po trajtohet në këtë skuadër e sidomos nga mjekët të cilët plotë gjashtë javë nuk mundën të gjejnë se nga çka ankohet në lëndim, ndërsa mjekët brazilian këtë gjë e arritën vetëm për pesë ditë. Sipas informatave edhe vet presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni ka dhënë dritë jeshile për realizimin e këtij transferi.

Reali i bindur se do të marrë dhe Rolandon për 75 milionë funte

Real Madrid është i bindur se do të mund të nënshkruajë me yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo, në fund të sezonit, për një shumë prej 75 milionë funtesh.

Daily Mail thotë se klubi spanjoll është i sigurt se do të mund të sigurojë marrëveshje me lojtarin dhe me kampionin e Anglisë, Evropës dhe Botës.

Drejtuesit e Madridit kanë propozuar një marrëveshje të vlefshme 75 milionë funte, e cila shpresojnë të pranohet nga klubi dhe lojtari.

Përfaqësues të lojtarit raportohet se kanë zhvilluar bisedime të vazhdueshme me ata të Madridit, duke ua bërë të qartë se Ronaldo nuk ka synim të mbetet në Manchester pas fundit të këtij sezoni.

Edhe më herët gjatë sezonit u raportua se Ronaldo tashmë kishte arritur marrëveshje me Realin, gjë e cila ka bërë që ai gjatë gjithë kësaj kohe të mos flasë për “ëndrrën” e tij të luajë tek klubi spanjoll.

E bukur kjo info por sma merr mendja qe do te iki me gjith mend, nejse gjithsesi nuk i dihet

Iku dhe ky!!! Milan duhet te mendoj per ndonje tjeter tani! Se veshtire te behet!

Me Juven jam,dhe pak si shume tifoz biles…:slight_smile:

Pothuajse eshte zyrtarizuar blerja me e fundit e Juventusit. “Zonja e vjeter” ka arritur te marre brazilianin Diego nga Werder Bremen.

Bardhezinjte lane pas gjithe kundershtaret ne garen per brazilianin, duke shenjestruar objektivin kryesor te merkatos se veres. Drejtuesit e shoqerise torineze Jean-Claude Blanc dhe Alessio Secco kane nenshkruar ne Gjermani marreveshjen qe parashikon kalimin e fantazistit ne Serie A.
Sipas te dhenave me te fundit, shoqeria bardhezi do derdhe 25 milione euro per te marre ne skuader talentin brazilian, per te cilin u interesuan edhe Bayern Munchen, Barcelona e Real Madrid. Juventus eshte hedhur ne sulm per lojtarin ne fjale qe prej disa muajsh dhe mendohet se ka qene deshira e lojtarit per t’u bashkuar me torinezet ajo qe ka favorizuar skuadren e Ranierit.

Ishalla behet per vitin tjeter Juve! keshtu Milan ka ndonje konkurrent ne horizont :slight_smile:

[b]

Juventusi e ka caktuar sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema, si zëvendësuesin e përsosur të David Trezeguet, kështu që pritet të bëhet një ofertë e cila do t’i shihte dy sulmuesit e spikatur duke i ndërruar vendet.[/b]Sipas “Tuttosport”, presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka dëshirë të madhe ta transferojë Trezeguet, i cili ka kontratë me Juven deri në vitin 2011.

I njëjti burim pohon se Lyoni do t’ia ofrojë Juventusit shërbimet e Benzemas dhe për shkëmbim do të kërkojë Trezegolin, ofertë e cila padyshim që do të mirëpritet në Torino.

Megjithatë tifozët bardhezi duhet të presin deri në fund të sezonit të ardhshëm për ta parë Banzeman me fanellën e Juves, pasi që kjo marrëveshje pritet të arrihet në fund të sezonit të ri.

[b]

Superylli i Milanit, Ricardo Kaka, vazhdon ta shpreh vendimin e tij për të qëndruar në San Siro, mirëpo një mega-ofertë nuk do ta refuzonte presidenti Silvio Berlusconi, i cili dëshiron të krijojë fonde për ta rimëkëmbur skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.[/b]

“Il Corriere Dello Sport” njofton se Real Madridi po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për “ta detyruar” brazilianin që të transferohet në Bernabeu, përkundër pohimeve të tij të fundit që dëshiron të mbetet te Milan.

Pasi të sigurojë pëlqimin e Milanit, gjiganti spanjoll do të duhet të veprojë për ta joshur lojtarin që t’u bashkëngjitet Los Merengues.

Braziliani Diego tashme eshte edhe zyrtarisht lojtar i Juventusit. Ish mesfushori i Werder Bremen ka hedhur firmen ne kontraten bardhezi dhe ka kryer vizitat mjekesore ne Torino ku do qendroje deri ne vitin 2014.

Diego mberriti ne Itali dje ne mbremje, ndersa sot ne oret e pasdites do paraqitet zyrtarisht para mediave ne qendren “Corso Galileo Ferraris” me fanelen e Juventusit. Diego e ka nisur karrieren tek Santosi ne Brazil dhe me pas u transferua tek Porto ne Portugali.
Shkelqimin e tij si lojtar braziliani e pati me Werder Bremen, ku ne 3 sezone shenoi 52 gola. 24 vjecari i kombetares Selecao do fitoje 3.6 milione euro ne sezon, ndersa ne xhepat e klubit gjerman do perfundojne 25 milione euro.

[b]

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është afër të mposhtë menaxherin e Evertonit, David Moyes, për të nënshkruar me mesfushorin kosovar, Lorik Cana.[/b]

Mediat angleze që më herët shkruan se Moyes ishte në kërkim të mesfushorit të kombëtares shqiptare, për të cilin interesim kishte shprehur edhe Liverpooli. Evertoni u raportua se ishte i gatshëm të ofrojë deri në 10 milionë funte për 25-vjeçarin, por duekt do të ketë konkurrencën e Arsenalit në këtë synim. Wenger nuk e ka fshehur dëshirën e tij për kapitenin e Marseillet dhe mund të bëjë përpjekje të angazhojë shqiptarin gjatë kësaj vere. Edhe vetë Cana, në një koment të bërë ditë më parë, nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u larguar nga ekipi francez, veçanërisht pasi në sezonin e ardhshëm nuk do të ketë trajner Erik Gerets, i cili do të zëvendësohet nga Didier Deschamps.

“Do të flas me familjen dhe drejtuesit e klubit në fund të sezonit. Nuk do ta përfundoj karrierën këtu, por nuk do të ngutem. Nuk dua të largohem pa fituar diçka me Marseille. Anglia dhe Gjermania janë dy kampionate që më interesojnë”, pati thënë Cana.

[b]

Zerat per transferimin e Kaka tek Real Madrid, nuk dine te ndalen. Udhetimi i Galliani-t per ne France ku kerkon te rimarre ne skuader talentin Yoann Gourcuff, eshte interpretuar si nje levizje e Milanit per te zevendesuar brazilianin ne ikje. [/b]

Sipas gazetes “El Larguero”, Kaka do bashkohet me Realin per 65 milione euro te ofruara nga Florentino Perez, kandidati i vetem per zgjedhjet presidenciale ne klubin “Merengues”.
E menjehershme ka qene kunderpergjigja e administratorit te deleguar te Milanit, Adriano Galliani. “Rrini te qete sepse Kaka nuk do levize”, u shpreh zyrtari kuqezi pas daljes nga stadiumi “Olimpico” i Romes ku ndoqi finalen e Champions League.

Te njejten gje ka theksuar edhe fantazisti brazilian. “Une gjithmone kam thene se tek Milani ndihem mire”, eshte shprehur ai, duke mos lene asnje hije dyshimi.

Sipas “El Mundo Deportivo”, dy drejtorët sportivë të skuadrave Barcelona dhe Inter, Txiki Begiristain dhe Lale Oriali, respektivisht, kanë filluar bisedimet për transferimin e sulmuesit të Nerazzurëve, Zlatan Ibrahimovic, drejt Camp Nout.

Drejtuesit e Interit janë të vetëdijshëm që Ibracadabra do ta lë Giuseppe Meazzan, mirëpo dëshirojnë që të fitojnë sa më shumë nga largimi i tij.

Mësohet se Interi kërkon afër 75-80 milionë euro për të hequr dorë nga suedezi, ndërkohë qe drejtuesit e klubit zikaltër kanë problem me trajnerin Jose Mourinho, i cili me çdo kusht kërkon qëndrimin e Ibras tek Inter.

Vetë lojtari ka dëshirë të madhe të luajë për Barcelonën, ndërsa mbetet të shihet nëse Blaugranët janë në gjendje ta paguajnë shifrën e madhe që kërkojnë zikaltrit për njeriun kryesor të skuadrës. Në ndërkohë ekziston edhe një mundësi tjetër ku mund të përfshihet edhe kalimi i Samuel Eto’o në drejtim të kundërt dhe një shumë prej 50-55 milionë euro.

Manchester Unitedi kërkon sulmuesin e Real Madridit, Klaas Jan Huntelaar, i cili konsiderohet si zëvendësues i lojtarit në largim, Carlos Tevez.

Tevez sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Old Trafford këtë verë, pasi Djajtë e Kuq nuk dëshirojnë të paguajnë 32 milionë funte për argjentinasin, ndërsa “Sunday People” shkruan se United tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Kampioni anglez do të bëjë një ofertë prej 17 milionë eurosh për të provuar transferimin e holandezit Huntelaar, i cili sipas të gjitha gjasave me ardhjen e Florentino Perezit do të largohet bashkë me holandezët tjerë nga Los Blancos.

[b]

Barcelona do ta forcojë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, ndërsa sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, është shënjestra kryesore e Blaugranëve.[/b]

Sulmuesi uruguaian ka treguar performanca të shkëlqyera me kryeqytetasit duke e përfunduar sezonin me 32 gola në 33 paraqitje dhe njëkohësisht është golashënuesi më i mirë në La Liga këtë sezon.

Sipas “Sport”, katalunasit dëshirojnë me çdo kusht shërbimet e 30-vjeçarit, mirëpo ata nuk pajtohen me çmimin prej 36 milionë eurosh që ia ka vënë Atletico.

[b]

Ndeshja e sotme kundër Fiorentinës, do të jetë e fundit për brazilianin Kaka me fanellën e Milanit, shkruajnë mediat spanjolle.

[/b]“AS” njofton se Milani dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e ish-lojtarit më të mirë në botë, për të cilin Mbretërit do të paguajnë 60 milionë euro.

Marrëveshja është arritur më 16 maj, mirëpo drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, kishte kërkuar që asgjë të mos bëhet publike deri më tani me kusht që Kaka të mbetet i përqendruar në përfundimin e Kampionatit italian me Rossonerët.

Njoftohet se Kaka do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Mbretërit, ndërsa do të fitojë diçka më shumë se nëntë milionë euro në vit, ndërsa 50% e përfitimeve nga reklamat do t’i takojnë Realit.

[b]

Nje dite pas largimit nga nje ekip i madh, Carlo Ancelotti hap siparin e nje aventure te re. Trajneri perfundon punen e tij me Milan dhe behet trajneri i Chelsea-t.[/b]
Shoqeria angleze njoftoi kontraten trevjecare me nje prej emrave me te medhenj te trajnereve te botes.

Kontrata parashikon 7 milione euro per sezon, duke e kthyer Ancelotti-n ne teknikun me te paguar ne historine e Premier League.

Ancelotti do ta nise punen e tij ne muajin korrik.

//youtu.be/u_O5rrroScg

Leonardo: Ancelotti më motivoi ta pranoj punën

Leonardo ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Milanin në postin e trajnerit, ndërsa ai është shprehur i ngazëllyer për këtë mundësi që i është dhënë.
“E kam pranuar punën me një kënaqësi të madhe. Është një ditë shumë e rëndësishme për mua dhe shumë më emocionuese saqë e kam paramenduar”. “Jam shume i lumtur për këtë zgjedhje. Jam këtu qe 12 vite dhe të jem pasardhës i Carlos është diçka shumë serioze, sepse kam pasur raporte shumë të mira me të”. “Carlo gjithmonë më ka nxitur që ta pranoj këtë pozitë. Jam shumë i lumtur që kam filluar një aventurë të re”, ka thënë Leonardo për “Sky Sport Italia”.