Merr fund lidhja Olsi Najada

Merr fund lidhja mes Olsit dhe Najadës, dy prej ish-banorëve të “Big Brother 1”, të cilët mbahen mend si dy të rinj që thyen tabu, duke konsumuar lidhjen e tyre para syve të miliona shqiptarëve. Edhe pse në fillim nuk mund të besohej se kjo mund të ishte një lidhje e vërtetë, fakti që
ata të dy vendosën të bashkëjetonin, sapo dolën nga shtëpia e ”Big Brother”, na bëri të mendojmë për të
kundërtën. Por mesa duket të jetuarit nën të njëjtën çati nuk ka mjaftuar për bërë që lidhja e tyre të zgjaste. Nga miqtë e Olsit dhe Najadës mësonim se lidhja e tyre kishte uljengritjet e veta, kishte fërkime
dhe mosmarrëveshje. Ndërkohë, çifti i mohonte të gjitha këto duke dalë në kopertina gazetash e revistash si dhe në programe televizive si modeli i një çifti të lumtur. Sipas miqve të tyre, Olsi ishte shprehur i lumtur se Najada mund të ishte shtatzënë duke e çimentuar përfundimisht lidhjen mes tyre me ardhjen në jetë të një fëmije. Por edhe ky lajm nuk rezultoi i vërtetë. Thuhet se e pakënaqura në këtë lidhje ka qenë Najada. Ajo ia kishte shprehur disa herë Olsit që nuk ishte ai tipi i përshtatshëm për t’u lidhur seriozisht. Por Olsi thuhet se për ta bindur Najadën që e ka seriozisht, i kishte kërkuar asaj që të martoheshin. Madje kishte fiksuar edhe datën e dasmës, më 15 maj të këtij viti. Ndërkohë Najada nuk është tunduar nga kjo kërkesë, kjo edhe për faktin se martesa nuk ka qenë asnjëherë në planet e saj. Ajo mendon se në fillim duhet të mbarojë shkollën, pastaj të krijojë familje. Rreth një muaj më parë çifti i ka dhënë fund bashkëjetesës. Olsi ka marrë plaçkat e tij duke i lënë shtëpinë Najadës dhe mesa duket është kthyer tek shtëpia e tij, ku jetojnë prindërit dhe e motra. Najada nuk ka pritur gjatë, por është lidhur me një djale shumë simpatik, madje thuhet se kjo lidhje ka filluar që kur bashkëjetonte me Olsin. Sipas informacioneve tona, djali që ka rrëmbyer zemrën e vajzës ka qenë një futbollist, është 30 vjeç, por nuk e dimë se me çfarë skuadre ka luajtur

Njëra nga personalitetet më të famshme që doli nga shou i vitit të kaluar “Big Brother”, Najada, vazhdon të kryesojë titujt e shtypit shqiptar të thashethemeve.
Para një jave është spekuluar për një lidhje të re Najadës, pasi që ajo ishte fotografuar në një moment romantik me një mashkull në një nga lokalet e Tiranës. Mirëpo, duket se ajo nuk heq dorë nga ‘dashuria e vjetër’, pasi që vetëm tre ditë pas, Najada është fotografuar teksa po qëndronte bashkë me Olsin.
Kohë më parë Najada kishte njoftuar se lidhja e saj me Olsin ka marrë fund, megjithatë gjithçka mbetet e paqartë në vazhdimin e ‘miqësisë’ së tyre.