Merr fund lidhja tre vjeçare e Stines me vajzën e Rita Latit

Nuk i pëlqen të flasë për jetën private, por thashethemet tashmë kanë nisur të qarkullojnë. Stine është ndarë nga e dashura e tij prej tre vitesh, Roza Lati, vajza bionde e aktores së njohur të humorit, Rita Lati. Kantautori 27- vjeçar nuk ka pranuar të japë asnjë sqarim në lidhje me arsyet e ndarjes, ndërkohë që thjesht ka konfirmuar për “Panorama Plus” këtë fakt, që sipas tij “ka ndodhur para dy muajsh, dhe që nuk do të ketë më kthim mbrapa”. Ai nuk ka pranuar të japë sqarime, lidhur me thashethemet që nuk bëhet fjalë aspak për një ndarje nga ato të zakonshmet, por me shumë inat.

Thuhet se Roza, ka krijuar një tjetër lidhje, pasi është parë të shoqërohet me një tjetër djalë. Ndërkohë Stine është parë në shoqërinë e një vajze simpatike, pikërisht të këngëtares së re, Ronela Hajati, e zbuluar si e tillë nga “Akademia e Yjeve” në TV Klan. Vetë Stine e ka mohuar këtë fakt. E vetmja gjë që ai ka shprehur është se gjatë kësaj kohe është marrë vetëm me koncerte dhe krijimtari muzikore, ndërsa është duke përfunduar albumin e tij të ri, që do të jetë i treti pas tri vitesh mungesë. Gjithashtu sapo ka përfunduar kompozimet për “Top Fest 6” me muzikë Soul, R and B apo eksperimentale.

Përsa i përket lidhjes së tij me Rozën, para pak muajsh para se të ndahej ai pohoi në një intervistë për “Panorama Plus”, se në fakt kjo kishte qenë lidhja e tij më e gjatë e dashurisë që kishte jetuar ndonjëherë. Tashmë nuk dihet se ç’do të ndodhë mes tij dhe Ronelës, e cila merret me muzikë, ndryshe nga Roza që ishte larg botës e penguar edhe nga e ëma. Hera e fundit që Stine dhe Roza janë fotografuar bashkë në publik, ka qenë nata e vitit të Ri 2008, kur paparaci ynë i fotografoi në një nga lokalet më të njohura të natës.

Më shumë sesa Roza në krah, ai u fotografua për ndryshimin drastik të look-ut, pasi kishte shkurtuar flokët e gjatë që prej vitesh e identifikonin si artist. Pas tre vitesh, që është kthyer nga Gjermania, ka hyrë në tregun e muzikës me stilin e tij të veçantë në të kënduar, kërcyer, natyrën shumë të zhdërvjellët në skenë dhe flokët gërsheta. Ka pohuar se tashmë ka ndryshuar dhe stilin e jetës. I pëlqen më shumë të mbyllet në studion e tij S.T.I.N.E Records e të krijojë muzikë, sesa të dalë me orë të tëra dhe të shpenzojë kohë me shokët. Vendosi për të ndryshuar “look”, pak ditë para mbylljes së vitit 2008, për të nisur një vit ndryshe atë 2009, në studion e tij ku po punon për këngët e reja. Nuk dihet nëse, një nga këngët e tij do t’i kushtohet lidhjes 3-vjeçare me Rozën.

eehhhuuuuu ke pun kan vipa me u nda e me u lidh eeeehhhhhhhhhuuu