Meshkujt ‘përballë’ dashurisë

Duket se këta të fundit shpeshherë, për shkak të natyrës tipike që i karakterizon e kanë të vështirë të dashurojnë ose të paktën të përballen me faktin. Ndërsa femrat, nga ana tjetër si më të drejtpërdrejta, kureshtare dhe të sigurta, e kanë më të lehtë të deklarojnë. Cilat janë disa prej arsyeve, dhe detajeve që i bëjnë meshkujt të bien vërtetë në dashuri. Sipas psikologut David Givens, ka shumë por më të rëndësishmet do vlerësoheshin dëshira për të mbrojtur, respektimi i privatësisë, eksplorimi i aventurave, e mbi të gjitha të qenit i lirë. Të dashuruarit ka të bëjë me nevojat më natyrale të meshkujve, të cilat duhen kuptuar përpara se ata të kenë rënë në dashuri. Sipas psikologut Paul Dobransky, thuhet se, “kur një mashkull e kupton në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, që ti je idealja në të gjitha nivele e pretenduara, atëherë ai vendos të deklarojë”. Eksitojnë shumë detaje dhe arsye në fakt, që i bëjnë meshkujt vërtetë të dashurojnë.

Dëshira për të mbrojtur

Besoje ose jo, i ashtuquajturi seksi stoik, është i vështirë për t’u ndryshuar. Një nga dëshirat më të lexueshme tek meshkujt është dëshira që kanë për të mbrojtur dhe nxjerrë në pah forcën mashkullore. Ajo që duhet të bëni është t’i lini të lirë të shprehin këtë pjesë kaq dominante e cila shpeshherë shndërrohet edhe në timonin e një raporti. Sipas psikologut David Givens ajo që ju sugjerohet femrave është të jenë sa më të brishta dhe moskundërshtuese, sepse kjo do të bëjë të mundur që ata të ndihen sa më pranë duke treguar edhe instinktin mbrojtës.

Liria, çelësi i shumë gjërave

Ajo që bën dallimin drastik midis femrave dhe meshkujve në një raport është se këta të fundit duan të jenë të lirë. Aq shumë saqë edhe kur kanë prekur ndjenjat më të forta ata kërkojnë siguri të brendshme që identiteti i tyre nuk ka ndryshuar. Për ta qartësuar më tepër, shprehet psikologu David Given, mos prisni që partneri juaj të ndryshojë. Ajo që kërkon ai është të kuptohet prej jush, duke mos kërcënuar ndjenjën e të qenurit vetvetja. Kjo e bën atë të ndihet në fushën ku dëshiron të luajë. Më pak fjalë, ai duhet të dijë që ju nuk jeni zinxhiri i mundshëm, që nga momenti në moment mund ta “mbërthejë” keqas.

Respektoji privatësinë

Në kuadrin e lirisë mashkullore një tjetër detaj i rëndësishëm, që duhet vlerësuar është pikërisht respektimi i privatësisë. Kjo ndoshta është një nga gjërat e vështira që vajzat duhet të bëjnë. Sepse kurioziteti femëror shpeshherë është i pa limit. Por kujdes. Kurioziteti, sipas shprehjes së famshme angleze, “e vrau edhe macen”. Ndaj do të ishte i pavend kontrolli i telefonatave të humbura apo mesazheve të dërguara në telefonin e tij. Kjo do cenonte vërtet privatësinë e tij. Në fund të fundit të gjithë duan pak privatësi.

kam folur njeher me nje shokun tim , dhe me ka then fikss te njejtat gjera , sidomos tek dy te parat !

Shume filozofike! Nuk e kuptoje lirin e meshkujeve te lidhur apo jo! Besoj se liria ne çift eshte reciproke!

Kapa kete paragraf, pasi me mire te degjojme dhe mendimin e te tjereve

e dyta ka te bej me lirin qe duan meshkujt …dmth qe edhe kur jan te lidhur kan nevoj "te marrin frym lirshem " …ca ka ktu per filozofi ?!

pikerisht kete frrymarje dua te ti? Te marri fryme nenkupton te vazhdoje te ngacmoje te tjera?

aaa kte e di ti , ti je djali :D, jo un

gjithsesi çdo djale e mendon ndryshe! Por nese e ndjen vajzen qe lidhesh dhe ka pasion, se besoj se ka kohe per te tjera… yyyyy sa do me shajne!!! hahaha!

e shikoj qe e paske keq interpretuar ate pjes :)…i ke parasysh ato vajzat qe jo kontrollojn cel tend or e minut, te pyesin shum ku je , me ke je , etjjj per kte behet llaf , qe meshkujt kan nevoj per liriiii , jo ate lloj lirie qe kujton ti…

Nese e dashura kontrollon telefonin, ne apo pa pranin time, do te thote se ne lidhje ska besim ne njeri tjetrin! Ka momente xhelozie, se ska çift pastaj, por jo se kjo te kaloj ne nje munges “lirie”!

mir , ke te drejt , por ai me cel ish thj nje shembull,psh nuk te le te dalesh me shoket…edhe kjo munges lirie esht ! dhe nese meshkujt nuk e kan , nje motiv me shum per te te len !

Po marr si shembuj dhe un, por pergjigja eshte mese e pergjithshme, si rasti siper i besimit ne çift! Tani te dalesh me shoqet dhe e kuptoj qe mund te ndihet xheloze, por me shoket duhet te kete nje motiv teper te fort :slight_smile:
Tenxherja gjen kapakun thone, por nese jo kane gabuar person!

ketu jam dakort dhe un …

Keni ber ndonjher filozofi ju duhet ta dallosh ndryshimin