Meshkujt S'DUAN BIONDET

Meshkujt dhe BIONDET

Krejt ndryshe nga filmi i Merlin Monrosë, për meshkujt shqiptarë të preferuara janë brunet. Me to mund të martohesh. Kurse me biondet…

Krejt ndryshe nga filmi i Merlin Monrosë, për meshkujt shqiptarë të preferuara janë brunet. Me to mund të martohesh. Kurse me biondet… Ato janë të bukura Historitë rozë të familjes Kenedi nxorën edhe shprehjen më të famshme sa i takon ndarjes së femrave në dy kategori të mëdha: “Kenedit dashurohen me biondet, por në fund martohen me brunet”. Thuhet se floku i errët tregon një karakter femre, ku mund të kesh më shumë besim. Thuhet se biondet janë më mendjelehta. Ka kaq shumë barsoleta për të qenit bionde, sa biondet e të gjithë botës kanë arritur të ndihen deri të diskriminuara.E megjithatë, kur vjen puna tek joshja, magjia e biondeve duket e paperëndueshme. Sepse ato bien menjëherë në sy. Të paktën ata që i pëlqejnë thonë se i pëlqejnë pikërisht sepse bukuria e tyre spikat menjëherë. Kurse ata që duan brunet, ndjehen edhe më të sigurtteksa thonë që ato janë më të ëmbla, më inteligjente dhe më të besueshme. Me pak fjalë, me to mund të martohesh.

Andis Harasani, në altar me një brune

Brunet të ngrohta, biondet “ok”, kuqet të liga. Ky nuk është përfundim universal, po është ajo që ka arritur të zbulojë një 35-vjeçar beqar si Andis Harasani. Në teori del kush e njeh mirë atë fushë, dhe Harasani duket se është nga ata që merr vesh nga femrat dhe sigurisht s’është përvoja me dritat që ia ndriçon kaq qartë idetë, por përvoja me femrat. Në renditjen e parapëlqimeve të tij kryesoj- në brunet, por edhe biondet i pëlqejnë. Nëse të parat fitojnë sepse janë të ngrohta, të dytat i ka për zemër “sepse e marrin jetën lehtë”. Ndofta është koha ta besosh më shumë, përderisa përforcohet edhe nga Andis Harasani. Duket se nuk ka pasur eksperienca të mira me vajzat me flokë të kuqe, aty duket se ndalet simpatia për gjininë femërore, sepse i quan të liga në shpirt. Gjithsesi, kjo s’do të thotë gjë për kokëkuqet në përgjithësi, por ato vajza që ka njohur Andisi e kanë zhgënjyer në atë pikë sa t’i urrejë. Për ta lënë urrejtjen dhe për t’u kthyer te çdo gjë e bukur, flasim sërish për biondet dhe brunet. Nëse ia kalon mire me të dyja “ngjyrat”, beqari deklaron se kur të vendosë të ndryshojë këtë stil jete, pra do të vendosë të zgjedhë atë që do t’i ndryshojë statusin e beqarit, ajo do të jetë një brune, një brune e ngrohtë. Duket se nuk ka ndërmend mesa duket të qëndrojë gjithmonë i lirë, një vajzë me një vello të bardhë mbi flokë të errëta ndoshta do ta çojë në altar Harasanin.

Edi Paloka: “Votoj brunet”

“Preferoj brunet, çështje shijeje”. Duket si fraza mbyllëse e një reklame, por në të vërtetë është fjalia me të cilën fillon dhe mbaron idenë e tij Edi Paloka për sa u përket preferencave mbi ngjyrën e flokëve të femrave në përgjithësi dhe partnereve në mënyrë të veçantë. Atij është e vështirë t’I nxjerrësh arsye për këtë argument, sepse më tepër se me mendimin, kjo preferencë ka të bëjë me atë pjesë të pandërgjegjshme, ku të vendosësh “pse”-të, s’bën asgjë përveçse humb kohë aty ku s’duhet. “Kur shoh një bionde dhe një brune, më tërheq kjo e fundit”. Është një tërheqje që lind menjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë e që politikanin, që s’mendon vetëm për politikë, ky instikt nuk e ka zhgënjyer. Magjinë e bruneve ai thotë se e “ka provuar” plotësisht dhe ndihet aq mirë me shoqërinë dhe gjithçka tjetër që dinë të dhurojnë këto femra, sa s’ka pse hedh sytë në kampin tjetër. Megjithëse vështirë të besosh se ka një ndarje me thikë në femrat e jetës së një mashkulli, aq më tepër të njohur dhe të lirë në të njëjtën kohë. Sërish kur bëhet fjalë për shije, ato mbeten të padiskutueshme (ashtu si dhe ngjyrat dhe preferencat në ushqim, sipas një thënieje të vjetër latine). Politika me brunet duket se i kanë ecur mirë Edit. Ato e tërheqin shumë fillimisht dhe për mënyrën si janë dhe si vazhdojnë të mbeten tërheqëse edhe në njohjen e mëtejshme. Ja pse ai nuk ka mëdyshje për votën e tij, ajo shkon për brunet.

Luis Ejlli pushtohet nga biondet

Edhe pse shumë i ri, nuk është fëmijë të besojë në përralla. Që biondet janë mendjelehta mos ia tregoni Luis Ejllit. Edhe pse ka dëgjuar të flitet shumë për këtë, ai nuk është dakord. Atyre jo vetëm nuk u mungon inteligjenca e quajtur ekskluzivitet i bruneve, por për më tepër, për të janë më tërheqëse. Preferon biondet pra. Ato e tërheqin menjëherë, ndoshta sepse bien më shpejt në sy. “Pëlqej biondet, jo se kjo ka ndonjë lidhje me karakterin e tyre, sepse çdo brune dhe bionde ka veçoritë e saj, por thjesht se në pamje ato më duken më tërheqëse”. Ai nuk përpiqet të filozofojë rreth femrave, apo të mbahet si një njohës i përkryer i botës së tyre. Thjesht shpreh me sportivitetin e moshës, se shkon aty ku e çon zemra, ose … atje ku i shkojnë sytë. Luisi është shumë i tërhequr pas pamjes së jashtme dhe sigurisht që te ajo që i bie më shumë në sy, përqendrohet më tepër. Një tip plot humor dhe energji pozitive nuk mendon për problemet, por për zgjidhjet e tyre dhe kështu e sheh jetën me optimizëm edhe në lidhje me partneret e tij, për të cilat mendon se gjithmonë ekziston një mundësi të mbeten të bukura përherë. Ajo që thuhet për biondet, se humbasin nga bukuria e tyre me kalimin e kohës, Luisi gjen një përgjigje alla shkodrane, praktike e me humor. “Në rast se do shoh se partnerja ime nuk do duket bukur me flokë të verdha, atëherë do t’I them t’i lyejë të errëta. Tashmë çdo problem fizik e ka një zgjidhje, si në fytyrë dhe në trup”. E paska ndarë mendjen Luisi, femra e jetës së tij do jetë bionde, të paktën fillimisht.

Ledion Liço dhe brunet e përjetshme

Edhe ai, një nga djemtë më trendy të ekraneve shqiptare, u bë pjesë e diskutimit gati më klasik rreth femrave “brune apo bionde”. Me një look nordik dhe super të veçantë, Ledioni tregon se në shije është ca më tradicional dhe autokton. I pëlqejnë brunet tipike mesdhetare, se janë më tërheqëse dhe më të këndshme për sytë e tij. Ndoshta dhe si pjesë e ligjit se polet e kundërta tërhiqen, një djalë si ai, biond e me sy të kaltër, gjen tërheqjen e duhur në ngjyrat e tokës dhe në prekjen e diellit. “Për një brune është shumë më e lehtë për të qenë e bukur, kurse një bionde duhet të jetë përsosur për të qenë e tillë”. E thënë prej tij, duket gati një mision i pamundur për vajzat me ngjyrën e flokëve të tij që të jenë të bukura, meqë e përsosura është kaq e rrallë, por jo e pamundur. Gjithsesi deri sa të shfaqet ajo, Ledioni ka pikasur shumë brune bukuroshe, që duken të tilla. Ai mendon se edhe kur janë të bukura, biondet me kalimin e kohës nisin të humbasin më shpejt se rivalet e tyre me flokë të errët, karakteristika tërheqëse të pamjes. Edhe pse ndalet te paraqitja e jashtme - e pashmangshmja tërheqje e parë për këdo - Ledioni kalon dhe në atë çka fshihet pas. Me aq bionde dhe brune sa ka njohur, ai pranon se ka diçka të vërtetë te lidhjet ngjyrë flokësh - ngjyrim karakteri. Ai i sheh biondet si më naive dhe femra më të dobëta, ndërsa te brunet pëlqen një veçori që është më e pranishme te to, karakterin e fortë. Se sa do qëndrojë me këto përshtypje, s’mund ta thuash, por tani për këdo që donte ta dinte, Ledioni pëlqen brunet.

[highlight=#BFFFFF:2lvx8qdh] Erion Veliaj: “Edhe kështu, edhe ashtu”[/highlight:2lvx8qdh]
“Më duken në mënyrë të njëjtë tërheqëse brunet dhe biondet”. Jo vetëm I sjellshëm si gjithmonë, por i sinqertë dhe kavalier në rrëfimin e preferencave. Nga një i ri si ai, në luftë të përhershme me komplekset, kjo edhe pritej: gjithmonë i hapur, pa kufizime. Nëse peshorja e parapëlqimeve të meshkujve me gjithë komplimentet, kritikat e shijet e tyre, anon herë nga brunet e herë nga biondet, Erion Veliaj i thotë “mjaft”. Për të asnjë veçori tjetër nuk lidhet me ngjyrën e flokëve: karakteri, inteligjenca dhe pamja variojnë njëlloj te femrat brune dhe bionde, kurse shijet e tij janë plotësisht të hapura për të dyja ngjyrat. “Kam pasur eksperienca shumë të mira si me biondet dhe me brunet dhe jam zhgënjyer njëlloj prej tyre”. Nuk gjen asnjë shtysë për të preferuar një grup më tepër se një tjetër dhe asnjëherë ngjyra e flokëve nuk ka qenë kriter në parapëlqimet për femrat. Ai mendon gjithashtu se të qenit bionde apo brune nuk flet aspak për personalitetin e femrave. Erioni, një aktivist për thyerje tabush të rëndësishme shoqërore, shfaq këtë prirje dhe në vlerësimin rreth këtij argumenti. “Pigmenti nuk e shton e as nuk e pakëson inteligjencën”,- thotë ai, që asnjëherë nuk i ka besuar historitë e treguara, sepse historitë e jetuara kanë folur ndryshe. Ato kanë qenë mjaft mbresëlënëse me biondet dhe ato vetë kanë qenë mjaft interesante. Me pak fjalë, Erjonit i ka dalë për mirë kjo shije pa paragjykime dhe pa kufizime.

Brune edhe për Bledar Sejko

Një temë për flokët dhe Bledar Sejko. Në mendje të shkon se ai do të jetë protagonisti, pasi për flokët e gjatë, krejt ndryshe nga modelet e ngurta me të cilat ishin mësuar sytë e shqiptarëve, është bërë i njohur shumë vite më parë. Por argumenti nuk është ky. Bëhet fjalë për ngjyrën e flokëve, atyre të femrave dhe preferencave të meshkujve në lidhjeme to. Këtu largohemi me kilometra nga një temë që ka të bëjë me tendencat e look-ut, sepse diskutimi brune apo bionde, me gjithë vjetërsinë e tij dhe rezistencën ndaj kohës, duket se hyn dhe në rrafshin psikologjik. Gjithsesi më së pari niset nga ai pamor. Më t’u ndalur këtu, Bledari pa menduar shpreh impulsin e tij më të parë në lidhje me këtë preferencë. Atij i pëlqejnë brunet dhe kjo nuk ka të bëjë me asgjë më tepër sesa me shijet. “Brunet më tërheqin”,- thotë ai me pak fjalë, si për të dashur që ato të jenë tepër të fuqishme dhe fort shprehëse për shijet e tij, të cilat janë aq shumë të përqendruara te këto femra, sa gati përjashtojnë të tjerat. “Biondet nuk më pëlqejnë”, sërish pak fjalë që kërkojnë edhe më pak argument, se çdo justifikim njësohet me shijen. Ndoshta nuk gjen te to një pikë të fortë që sheh te brunet, “ekspresivitetin e syve”, zbulon ai, që nuk pranon asnjë lidhje të karakterit me ngjyrën e flokëve. Vetëm kjo të jetë vallë? Shijet nuk pyeten.

Redon Makashi, avokati i biondeve

Ai është një nga ata që, në lidhje me preferencat mbi brunet dhe biondet, përgjigja i dihet para se ta pyesësh. E ka deklaruar prej kohësh se pëlqen biondet dhe ende vazhdon të jetë i një mendjeje. Aq fanatik në këtë shije, sa të gjitha mikeshat e tij i ka pasur me flokë të verdha. Të gjitha biondet kanë qenë plot virtyte, aq sa Redoni do të ishte avokati më i përkryer i tyre, nëse ndonjëherë do të duhej që të ngrihej zëri për teoritë mbi disa anë të karakterit të femrave që lidhen me ngjyrën e flokëve. “Ato bien më shumë në sy dhe më duken më tërheqëse”. Kështu duhet t’i ketë rënë më shumë në sy fillimisht dhe partnerja e tij, por këtu ndodh ndryshimi, sepse kuptohet se lidhja e Redonit me biondet nuk është thjesht një tërheqje e çastit. Po të ekzistojnë shpirtrat binjakë për të gjithë njerëzit, shpirti binjak I Redonit duhet të ketë patjetër flokë të verdhë. Fjalëve që thuhen se me kalimin e viteve biondet bëhen më pak të bukura, Redoni as u kushton rëndësi. “Jetoj momentin”, thotë ai dhe nuk gjen arsye të vrasë mendjen për atë që I ndodh bukurisë së femrës me kalimin e viteve, kur koha që jeton premton vërtet kënaqshëm. Redoni s’dëshiron të mendojë tani për të ardhmen, se deri atëherë ku i dihet mund të ndryshojë dhe shijet". Pak e vështirë për t’u besuar, jo vetëm se e thotë duke qeshur, por se Redonin e njohin të gjithë se i qëndron besnik shijeve të tij dhe muzika që sjell, gjithmonë e qetë dhe romantike, është një tjetër provë për këtë. Pastaj dhe e vështirë të ndodhë, se brunet e dinë tashmë që ai pëlqen biondet dhe ndoshta as që mundohen t’I imponohen. Por ai u është imponuar atyre: brunet natyrale janë oksigjenuar dhe janë shndërruar në bionde. Të sigurta që kështu janë bërë femra ideale e Makashit.

Po, po, po, Çanit i pëlqejnë të dyja

Më pëlqejnë brunet. Pse? Sepse më ngjajnë me biondet. Po pse ju pëlqejnë biondet? Sepse më ngjajnë me brunet. Është Arian Çani. I paparë! I thotë të gjitha duke mos thënë asgjë. Ngjyra e flokëve të femrave nuk sjell asnjë ndryshim në tërheqjet e tij për to, sepse shijet janë një “zonë e lirë”, ku të vendosësh kufij, I thonë t’i prishësh punë vetes. Çani nuk beson në venitjen e bukurisë së biondeve me kalimin e kohës dhe as në gjithë historitë e paragjykimet që përfshijnë ato. Të qenit më pak e mprehtë dhe më mendjelehtë sepse je bionde, kjo është “një klishe” për Arianin dhe si e tillë, e papranueshme për të. “Ka brune që të zhveshin dhe bionde që të veshin”,- thotë ai, pa dashur të pranojë asnjë pikë të vërtetë nga ato që thuhen e stërthuhen. Ai nuk është një nga ata tipa që u binden klisheve, e siç lë të kuptohet, nuk është as ndonjë nga ata që do t’u bënte naze femrave për ngjyrën e flokëve. Do të ishte vërtet mëkat.

Nga revista Jeta

Po ju djemte dhe vajzat e forumit kush ju terheq me shume Bjondet/djondët apo Brunet /brunët ??? :mrgreen:

mua me shume brunet… :smiley:

Mua njeriu :slight_smile:

por dhe biondet qe kam njof kane qene nga ato te pakte te zgjuara :zemer:

une besoj se meshkujt kane qef vajza brune me shume per te kaluar jeten me to …por bionded jane me shume te kalosh kohe dhe te dashurosh per disa kohe…To have fun more with blondes then brunettes…Brunet jane shume te sgjuara por ka do qe jane budallica fare…lol brunnettes rule though :zemer:

Mire se erdhe Silvi!

Ashtu eshte, por biondet bien me shume ne sy. Do ishte mire qe te shikonim dhe foton tuaj ne profil dhe pastaj te mund dhe te gjykonim ne bazohesh ne de facto :akullore:

:ciao:

si bjondet dhe brunet njesoj jane sepse ka shume bjonde te cilat jane shume te zgjuara te cilat ja hedhin bruneve . si bjondet dhe brunet femra jane dhe nuk besoj se eshte e drejte te abuzosh me bjondet sepse cilesohen si mendjelehta. dua ti bej verejtje silvanit i cili i vlereson bjondet thjesht per kalim kohe qe duhet ta njohe mire njehere njeriun pastaj te flase sepse si ka bjonde mendjelehta ka edhe brune po ashtu . por ka edhe djem po ashtu qe fluturojne me presh kur i thone fjales sepse i besojne tallejeve te gocave . natyra ka bere gjithcka te barabarte !!! :slight_smile:

[b]Mima, ata lart, mos jane gje eksperte femrash? :lol: :lol: :lol: :lol:

Te gjithe kastraveca jane! :lol: :lol: :lol:

Sa per pak humor, shikoni me kujdes ne foto se cili eshte ndryshimi mes bjondeve dhe bruneve! :smiley: [/b]

P.S. Pa ofenduar njeri!

:lol: :lol: :lol:

sa kam qesh mor zot o Dak … :lol:

Piqem me mendimin e Annes …Bjondeve i kane vene nje etikete dhe veshtire ta heqesh ate …

Ore! Tani qe po e mendoj! Une nuk kam pasur kurre te bej me nje bionde! :smiley:
Ku e di une se si jane ato???
Kismet, nuk i dihet, jeta eshte e gjate! Kur ta provoj, do pergjigjem prap!

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Nga djemte bjondët.Nga vajzat brunet.

hahahahhaha mire bejne…se nuk jane gje…jo per gje :stuck_out_tongue:

MIMA, brunet jan shum sexi,

po ka dallon brune dhe bjonde sot ?? te gjitha fake !!!

mjafton te jete natyrale ngjyra e flokeve nuk prish pune …

Thashethemet nuk kane dale kot! dhe gjithe ato barsaleta mbi bionedet!

Nuk u bej shume naze lol

pak si e ngaterruar sot , tani e sheh brune, pas nje ore bjonde se don te ngacmohet, pastaj sec jane ca qe i bejne si qime kalliri misri ,hajde merre vesh !!!

n’dit sodit nuk ja vlen me dasht kon :wink:

Biondet origjinale do spikaten gjithmonë, pa merak te lyhen sa te duan :smiley:

Pa keqkuptime :stuck_out_tongue: :rene::rene:

Bionde e maskuar! :slight_smile: