Mesimi i dites !!

Si thoni te japim ca leksione ditore?

Mesimi i dites per sot …

qashtu osht… E kom fjalen per at’ thonjen n’foto!

…mesimi dites

tani cfare duhet bere me keta aforizma esse ??

Shume teme interesante…kur te kemi ndonje mesim te ri…do t’a shpjegoja me kenaqesi…por jo sot…ndonjehere tjeter…se jam e lodhur…(n)

haha,jopo roman :tongue:
titulli i temes esht me teper ne form simbolike…
mund te shkruash dicka , me an te se ciles do te percjellesh nje mesazh , apo cf te duash ti…

Krishteri dhe Muslimani (Tregim interesant)

E ftoi krishteri një musliman në shtëpinë e tij, dhe pasi i shprehu mirëseardhje ia ofroi një pjatë me rrush. Muslimani e falënderoi dhe filloi ta haj rrushin.
Pas pak u ngrit krishteri, e mori një gotë, e mbushi me verë dhe e vendosi para muslimanit. Kur e pa muslimani këtë i tha: “Më fal, por kjo për mua është haram.”
Ndërsa krishteri ia ktheu: “Është e çuditshme me ju muslimanët e lejoni (këtë) rrushin, ndërsa e ndaloni këtë (verën). Edhe pse kjo (vera) është nga kjo (rrushi)!
Me të dëgjuar këtë, muslimani e pyeti: “A ke grua?”
“Po”, ia ktheu krishteri
“A mund ta ftosh këtu?”, i tha muslimani
U ngrit krishteri e ftoi… dhe ajo erdhi.
Pastaj muslimani i tha: “A ke vajzë?”
“Po”, tha krishteri “Një vajzë të vogël!”
“Mirë na e sjell këtu”, tha muslimani
U ngrit i krishteri dhe e solli vajzën e cila ishte duke luajtur në dhomën tjetër!
Atëherë muslimani i tha: “A nuk e sheh se Allahu ta ka lejuar këtë (gruan), kurse ta ka ndaluar këtë (vajzën), edhe pse kjo është nga kjo!!
Atëherë i krishteri mbeti i shtangur dhe tha: “Dëshmoj se nuk ka Zot pos Allahut. Dëshmoj se Muhamedi është profet i Tij, dhe nga sot unë jam musliman.”

      • Updated - - -

[b]

Një ditë pyeta një grua të vjetër se pse nuk ishte martuar akoma.
-”Jam duke pritur” -m’u përgjigj ajo.
Nuk mund ta mbaja dot dhe qesha me të madhe nga përgjigja e saj…por u përlota kur ajo vazhdoi:
-”Ai më premtoi se do të kthehej…!![/b]

shume e vertete abdullah !!! edhe pse tregohet edhe ne menyra te tjera …

" Sido qe ta ndertosh jeten,sado qe te perpiqesh :Nuk i largohesh dot Fatit tend!"…

m’pelqej, ishalla o’ qashtu :smiley: :smiley:

e ver8!

me pelqeu shum tregimi jot abdullah…(y)(y)

Nje cift ishin bere me djale pas 11 viteve martese.
Ai ishte drita e syve per ta.
Kur djali ishte rreth 2 vjec dhe vinte verdalle neper shtepi,ai mund te prekte cdo gje qe shikonte.
Nje mengjes i ati pa nje shishe me ilace te hapur.Ai i kerkoi gruas qe ta fshihte.Gruaja shume e zene ne kuzhine e harroi plotesisht ate qe i tha i shoqi.
Djali e pa shishen dhe duke luajtur me te ,i terhequr gjithashtu nga ngjyrat e hapjeve i piu te gjitha.Ai u helmua nga doza e madhe qe kishte marre.
Ai bie pa ndjenja dhe e ema e dergon urgjentisht ne spital, ku me pas ai vdes.
Nena ishte e shokuar.Ajo ishte e tmerruar gjithashtu sesi do ti dilte perpara te shoqit.
Kur babai i shqetesuar vjen ne spital dhe shikon djalin te vdekur,ai veshtron te shoqen dhe shqipton vetem 3 fjale.

Si mendoni cfare i thote ai???

Burri i thote: “TE DUA E DASHUR”
Nje reagim krejt i papritur …
Femija vdiq.Ai se kthen dot me ne jete.Nuk kishte pse ta fajesonte te shoqen.
Nese dhe ai do ti kushtonte pak kohe dhe do ta largonte shishen e gjithe kjo sdo te kishte ndodhur.
S’kishte pse te gjente fajtorin.
Edhe ajo kishte humbur femijen e saj te vetem.
Ajo cfare ajo kishte nevoje ne ate moment
ishte ngushellimi nga bashkeshorti i saj.
Dhe kete ai ia dha.

'Ndonjehere ne harxhojme kohe duke gjetur fajtorin ,
ne marredhenie,ne pune,dhe me njerezit qe ne njohim.
Ne humbasim shume ngrohtesine ne marredheniet njerezore
duke mos i dhene njeri-tjetrit mbeshtetje.
Te mos falesh dike qe e do eshte gje e lehte?
Kjo ju ben te humbisni gjera shume te cmuara.
Mos shtoni ankthin, dhimbjen, vuajtjen duke mos falur dike.
Nese te gjithe do te kishin kete kendveshtrim,
ne kete bote do te kishte me pak probleme.
Largojini nga vetja te gjitha xhelozite,mosgatishmerine per te falur,egoizmin,friken dhe ju do te gjeni gjera
qe ne fakt nuk jane aq te veshtira sa ju i mendonit.

Eshte thjesht 1 Mezash per te Gjith ne

Thanks labe :slight_smile:
edhe tregimi jot shume i bukur (y)

[b]

Largojini nga vetja te gjitha xhelozite
[/b]

besoj se kjo nuk eshte ne rregull per mendimin tim sepse duhet te jemi pak xheloze por jo ekstreme. :wink:

      • Updated - - -

8 Gënjeshtrat e Nënës
Tregimi fillon me lindjen time. Isha fëmija i vetëm në një familje shumë të varfër, nuk kishim ushqim që do të na mjaftonte.

Nëse ndonjë ditë gjenim pak oriz ashtu që ta largojmë urine. Pasi e mbaroja pjesën time, nën
a edhe pjesën e saj ma dhuronte mua, dhe thoshte: “O biri im! Haje këtë oriz sepse nuk jam e uritur.”Kjo ishte gënjeshtra e parë e saj. Kur u rrita pak, nëna pasi mbaronte punët e shtëpisë dilte për të gjuajtur peshq në lumin e vogël që ishte afër shtëpisë. Shpresonte që nëse ha peshk do të më ndihmojë në zhvillimin tim.
Një herë me lejen e Allahut kishte nxënë dy peshq. Shpejtoi për në shtëpi në mënyrë që t’i përgatisë; i vendosi para meje dhe unë fillova ta ha peshkun e parë dalë-ngadalë, ndërsa nëna ime hante atë që mbetej në mes të eshtrave. Mu rrëqeth zemra dhe peshkun tjetër ia dhurova asaj.
Ma ktheu mbrapsht dhe më tha: “O biri im! Ha edhe këtë peshkun, a nuk e di se unë nuk i dua peshqit?!”

Kjo ishte gënjeshtra e dytë e saj.
U rrita dhe duhej që unë patjetër të shkoja në shkollë, por nuk kishim pasuri që t’i mbulojmë shpenzimet e shkollës. Nëna shkoi në treg dhe bëri marrëveshje me një tregtar të rrobave, që ajo të ecte shtëpi për shtëpi për të prezantuar mallin.
Një natë dimri u vonua nëna ime ndërsa unë po e prisja në shtëpi, dola ta kërkoj në rrugë afër lagjes, e gjeta duke bartur rrobat dhe duke trokitur shtëpi për shtëpi, e unë e thirra: “Oj nënë, eja të kthehemi në shtëpi sepse është bërë vonë dhe moti është i ftohët, ti nesër mundë ta vazhdosh punën qysh prej mëngjesit. Buzëqeshi nëna dhe më tha: “O biri im! Unë nuk jam e lodhur.”

Kjo ishte gënjeshtra e tretë e saj.
Në shkollë kishim provim përfundimtar dhe nëna këmbënguli të vinte me mua. Hyra në provim e ajo qëndronte jashtë duke më pritur mua, në nxehtin e madh. Kur cingëroi zilja dhe përfunduam, dola, ndërsa ajo më përqafoi fortë dhe me ngrohtësi, më pas më përgëzoi për suksese të mëtutjeshme.
Me vete kishte një lëng të cilin e ruante për mua kur të dal nga provimi, piva nga ajo dhe shujta etjen, por nënës time i dilnin djersët në fytyrën e saj nga vapa e madhe, ia ofrova lëngun menjëherë dhe i thashë: “Pi oj nëna ime!” Ndërsa ajo ma ktheu: “O biri im! Pije ti se unë nuk jam e etur.”

Kjo ishte gënjeshtra e katërtë.
Pas vdekjes së babait tim, nëna ime jetoi si e vejë, dhe përgjegjësitë e shtëpisë ranë mbi atë, kështu që ajo duhej të sjellë të gjitha gjërat e nevojshme në shtëpi. Jeta u bë e vështirë dhe filluam të ndiejmë urinë.
Xhaxhai im ishte njeri i mirë dhe jetonte afër nesh, na sillte ushqime me të cilin largonim urinë, e kur fqinjët tanë panë gjendjen tonë të vështirë që dita ditës po keqësohej, e këshilluan nënën time që të martohej me ndonjë burrë që do të shpenzonte për atë, por ajo u përgjigj: “Nuk kam nevojë për dashuri.”
Kjo ishte gënjeshtra e pestë
Kur mbarova studimet universitare, gjeta një punë të mirë deri diku, mendova se tash është koha që nëna ime të pushoj, e unë të marr mbi supe obligimet e familjes. Në atë kohë ajo nuk kishte shëndet të mirë që t’ia mundësonte asaj ecjen shtëpi për shtëpi, kështu filloi të shiste perime. I caktova një pjesë të rrogës sime vetëm e vetëm ta linte punën, refuzoi t’i marrë dhe tha: “O biri im! Ruaji paratë e tua, unë kam aq pasuri sa të më mjaftoj!”
Kjo ishte gënjeshtra e gjashtë e saj.
Punoja dhe në të njëjtën kohë regjistrova magjistraturën, vërtetë korra suksese dhe në të njëjtën kohë mu ngrit paga e punës.
Firma në të cilën punoja ishte Gjermane, kështu që, më transferuan në degën kryesore të saj në Gjermani, u ndjeva shumë i lumtur.
Fillova të ëndërroj për fillim të mbarë dhe jetë të lumtur, pasi udhëtova dhe u vendova, i telefonova nënës time që të vinte të jetonte me mua, por ajo nuk donte të më ngushtojë, dhe më tha: “O biri im! Unë nuk jam e mësuar të jetoj jetë me standard të lartë.”
Kjo ishte gënjeshtra e shtatë e saj.
U plak nëna ime dhe atë e goditi sëmundja e kancerit në sy, dikush duhej të ishte afër saj që ta mjekoj, por mes meje dhe asaj kishte shtete. Lash çdo gjë dhe shkova ta vizitoj, ishte e shtrirë në shtrat pas kryerjes së operacionit. Kur më pa u mundua të buzëqesh, por zemra ime digjej pasi ajo ishte e dobësuar. Nuk ishte nëna ime që e njihja më parë, filluan të më rridhnin lotët ndërsa ajo mundohej të më qetësonte.
Më tha: “Mos qaj o biri im, unë nuk po ndiej dhimbje.”
Kjo ishte gënjeshtra e tetë e saj dhe e fundit…
Pasi ma tha këtë, ia mbylla sytë që më kurrë nuk i hapi.
Për çdo kënd që ka një nënë gjallë: “Ruaje këtë dhunti të madhe para së të pikëllohesh për humbjen e saj…”
Për çdo kënd që ka humbur nënën e tij: “Kujtoje çdo herë se sa shumë është lodhur ajo për ty.
Mos e harro në lutjet e tua, Allahu të mëshiroftë!”

Aty ku eshte zoti…nuk ka vend per rastin…as edhe per fjalen e pervuajtur qe e perfaqeson…
Gjithcka eshte e rregullt e ndrequr nga lart…c’do gje qe te ndodhe,te ndodhe sepse e ka nje kuptim…

E di kur quhesh e fortë…?! Kur fal dikë që nuk meriton falje… Kur arrin të dashurosh në heshtje pa e marr vesh asnjë… Kur qesh dhe shfaq lumturi ndërkohë që zemra të qan…!!!

“Çdo dite qe jetojme eshte nje mundesi e veçante”
Prandaj, te lexojme me teper dhe t’i kushtojme me pak kohe puneve te shtepise. Te ulemi ne shkalle dhe te adhurojme pamjen…
Pa domosdoshmerine per te pare nese ka barera te keqia ne kopesht…
Te kalojme me shume kohe me familjen dhe miqte, dhe me pak kohe duke punuar per te tjeret…
Kam vene re se jeta eshte nje bashkesi eksperiencash, per t’u vleresuar dhe jo mbivleresuar…
Tashme nuk heq menjane asgje, perdor gota kristali cdo dite…
Vesh rroba te reja, dhe sikur vetem per te shkuar ne market nese kam deshire…
Nuk ruaj menjane parfumin me te mire per festat e vecanta, e perdor gjithnje, cdo here qe dua te ndjej aromen e tij…
Frazat “nje dite…” dhe “nje dite nga keto…”, po zhduken nga fjalori im
Te bejme c’ka kemi deshire , SOT…
Me vjen keq qe s’kam shkruar letrat qe doja sepse qellimi per t’i shkruar ishte… “nje dite nga keto…”
Me vjen keq dhe jam akoma me i trishtuar kur kuptoj se kam rreshtur se theni vellezerve dhe femijeve te mi se sa i dua…
Tani perpiqem te mos kthej mbrapsht, harroj apo ruaj, asgje qe mund t’i jape lumturi dhe alegri jetes sime…
Çdo dite qe kalon, i them vetes se kjo dite eshte shume e vecante. Çdo dite, çdo ore, çdo minute qe kalon… eshte shume e veçante.
Nese e lexon kete postim do te thote se dikush te mendon dhe te ka per zemer…
Nese je shume i zene per t’i kushtuar disa minuta ketij postimi per t’ia derguar personave qe vlereson…
…ose nese preferon t’i thuash vetes “sapo te kem kohe” do ta nis “nje dite nga keto” mund te presesh shume…
Ose te mos mberrish kurre…
Ky postim permban ushqim per shpirtin…
Jepu te tjereve me teper seç presin dhe beje me besim…
Mos lejo qe nje keqkuptim i vogel te prishe nje miqesi…
Mbaj mend poezine tende te preferuar ose muziken qe te pelqen me teper…
Thuaj: “te dua”, vetem atehere kur dhashuria jote eshte e vertete
Dhe nese duhet te thuash: “Me vjen shume keq”, shihe ate person drejt e ne sy.
Nese nuk beson ne “dashurine me shikim te pare”, mos u tall me endrat e te tjereve…
Dashuro thellesisht dhe me pasion,
Ndonjehere dhe mund te lendohesh, por eshte e vetmja menyre per ta jetuar jeten plotesisht…
Nese s’je dakort perpiqu te pakten te jesh i ndershem, fol ngadale, por mendo me shpejtesi…
Mos ofendo, mos i gjykoni te tjeret per “ate qe keni degjuar te thuhet per ta ”…
Nese dikush te ben nje pyetje te ciles nuk do t’i pergjigjesh,
Buzeqesh dhe pyete: “pse do ta dish?”
Kujto qe nje dashuri e madhe, ashtu si nje sukses i madh, eshte nje risk, merre persiper…
Martohu me dike, me te cilin te pelqen te flasesh…
Sepse kur te plakeni biseda do te jete me e rendesishme se cdo gje tjeter…
Kujtohu dhe se disa here heshtja eshte pergjgija me e mire…
Lexo me teper libra, shiko me pak TV, jeto nje jete te mire dhe te rregullt…
Nje shtepi e lumtur eshte ajo cka ka rendesi me teper. Bej ç’te mundesh qe te krijosh nje ambjent te tille.
Mos e nderprit kurre dike qe po te tregon perzemersi…
Kujto qe lidhja me e mire eshte ajo ku dashuria mes dy personave eshte me e madhe se sa nevoja qe kane per njeri-tjetrin…

»Ju do të bëheni mësues.
Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision.
Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme.
Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë.
Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shëmbullit tuaj. Në rast se ju silleni keq, edhe sikur të mbani dhjetra leksione morali, ose leksione për nevojën e sjelljes së mirë, nxënësit nuk do të përfitojnë asgjë, ata do të ndikohen kryesisht prej sjelljes suaj. Shembulli të bën ta ndjekesh njeriun.
Kur punoni, punoni seriozisht dhe me ritmin e duhur. Mos u merrni me muhabete gjatë punës. Kur të pushoni, pushoni vërtet. Mos përzieni punën me pushimin dhe pushimin me punën. Ata të cilët gjatë punës bëjnë muhabete dhe gjatë pushimit përpiqen të kryejnë ndonjë punë të mbetur në mes, nuk arrijnë rezultatet e duhura.
Mos jini kategorikë.
Gjithcka shikojeni me sy kritik.
Mos e konsideroni veten tepër të rinj dhe të paformuar për të shprehur dyshime, për të hapur diskutime, kur mendoni ndryshe.
Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta. Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.
Mos bëni asnjë punë shkel e shko.
Mos filloni të shkruani dicka pa e pasur të qartë në kokën tuaj.
Mos lini asnjë punë pa e përfunduar plotësisht dhe si duhet.
Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.
Jeta e njeriut është një fragment i planeve, dëshirave dhe ëndrrave të tij, prandaj kushtojuni planeve, dëshirave dhe ëndrrave tuaja më kyreysore…«…

Askush nuk është ngjitur në shkallët e suksesit…me duart në xhepa…