Messi dhe Mourinho, të superpaguarit e futbollit

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, tashmë është bërë futbollisti që paguhet më shumë në botën e futbollit, duke e tejkaluar edhe David Beckhamin.

Sipas France Football, pas ndeshjes kundër Zaragozas, Messi regjistroi gjithsej 29.6 milion funte në konton e tij, teksa Beckham mban vendin e dytë me 27.3 milion funte për sezon. I treti në listën e më të paguarve në futboll është superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me 27 milion funte për sezon.

Portugezi Jose Mourinho pasi që spastroi nga rruga Chelsean ka arritur të zë pozitën e parë në listën e trajnerëve që paguhen më shumë, me 11.7 milion funte për sezon. I dyti pas tij është Roberto Mancini me 10.8 milion funte, kurse Luiz Felipe Scolari që drejton një skuadër të vogël në Uzbekistan fiton 8.5 milion funte për sezon.

Lista e futbollistëve më të paguar:

  1. Lionel Messi (Barcelona) £29.6m
  2. David Beckham (LA Galaxy/Milan) £27.3m
  3. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) £27m
  4. Kaka (Real Madrid) £16.9m
  5. Thierry Henry (Barcelona) £16.1m
  6. Ronaldinho (Milan) £15.5m
  7. Carlos Tevez (Manchester City) £13.8m
  8. Zlatan Ibrahimovic (Barcelona) £13m
  9. Frank Lampard (Chelsea) £12.8m
  10. Samuel Eto’o (Milan) £12.4m

Lista e trajnerëve më të paguar:

  1. Jose Mourinho (Inter) £11.7m
  2. Roberto Mancini (Manchester City) £10.8m
  3. Luiz Felipe Scolari (FC Bunyodkor) £8.5m
  4. Juergen Klinsmann (ish-Bayern Munich) £8.1m
  5. Fabio Capello (Anglia) £7.5m
  6. Guus Hiddink (Rusia) £7.1m
  7. Sir Alex Ferguson (Manchester United) £6.5m
  8. Pep Guardiola (Barcelona) £5.8m
  9. Arsene Wenger (Arsenal) £5.7m
  10. Louis Vaan Gaal (Bayern Munich) £5.4m

Lionel Messi (Barcelona fc ) lionel Messi ësht lojtari më i mir ne botë
C.Ronaldo (fc Real Madrid) cristiano nuk ësht edhe shum special per futboll por ësht shumë shumë më i shpejt se Lionel Mesi furbollisti i (barelona fc)
A.Ronaldinho Ronaldinnjo ësht lojtar jo edhe aq fort besnik por mënyra se qfar lojtariësht ai ne nuk e dim
D.Becckam david beckham ësht një lojtar i njohu por në futboll nuk ka vler të madhe por shum i shkafët
F.Lampard edhe ky ësht një lojtar i mir por mëherët ka qen edhe më i mir por me (Murinhon ësht më i shkafet siq ethe edhe ti trajneri më i paguar në bot me (11.7m)