Messi: Jam i sigurt se Cesc është i Barcës

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi beson se asi i Arsenalit, Cesc Fabregas, do t’i bashkohet një ditë Barcelonës. Deklarata e Messit vjen pas konfirmimeve nga zyrtarët e Barcelonës se nuk kanë para për ta transferuar kapitenin e Topçinjve dhe spekulimeve se Real Madridi është i gatshëm për të prishur gjithçka.
“Mendoj se Cesc në fund do të bëj atë që ndjen dhe do të rikthehet te Barcelona”.
“Jam i sigurt se ai dëshiron të vijë te Barcelona, sepse ai e ka kuptuar se ky është klubi i vetëm ku mund të fitojë tituj”, tha Messi për Sport.