Michael Schumacher!

[b]Lamtumira e “Kaiser Shumit”, piloti më i madh i të gjitha kohërave

Shumaker, 15 vjet në Formula 1

Datëlindja: 03/01/1969
Shtetësia: Gjermane
Karriera: 1991–2006
Skuadrat: Xhordan, Beneton, Ferrari
Grands Prix: 250
Kampionate: 7 (1994, 1995, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004)
Fitore: 91
Podiume: 154
Pole position: 68
Xh. të shpejta: 76
Gara e parë: 1991, Belgjikë
Fitorja e parë: 1992, Belgjikë
Fitorja e fundit: 2006, Kinë, Shangai
Gara e fundit: 2006, Brazil, Interlagos

Nëse i referohemi numrave duhet të themi me plot gojën se flasim për pilotin më të madh që ka njohur ndonjëherë Formula 1. Sipas specialisteve, vetëm Ajrton Sena në rast se nuk do të kishte pësuar aksidentin fatal që i mori jetën në Imola 1994 mund të kishte rivalizuar Shumakerin dhe mbase të kishte fituar më shumë se ky i fundit. Por duke qëndruar tek numrat, shtatë herë Kampioni i Botës, ishte i pari që theu një sërë rekordesh që mbaheshin plot fanatizëm nga Huan Manuel Fanxhio që prej viteve "50-"60. Por që sot e tutje do të jetë “Kaiser Shumi” pika referuese për këdo që do të navigojë në historinë e Formula 1.
Karriera
Shtatë tituj botërorë, 91 fitore, 68 pole position në 244 gara të zhvilluara, 15 vjet karrierë janë shifra që flasin për një gjeni të këtij sporti. Shumaker hyri në histori të këtij sporti jo vetëm për kalimin e bukur bërë në 1993-shin, ndaj të madhit Ajrton Sena, por edhe për mënyrën e pilotimit të makinës së tij. Ai ishte i vetmi që përdorte frenat në limitin e tyre pa pësuar djegie ose aksidente. Që në moshën trevjeçare, Shumaker fillon të garojë në kartodromin që kishte në pronësi familja “Shumaker”. Ndërsa në moshën 4-vjeçare garon me fëmijë të moshës 8-vjeçare me makinat “Kart”, të cilat shkonin deri në 100 km në orë. Prej asokohe flitej për gjeniun Mikael Shumaker.
Debutimi
Pasi garon për disa vjet në Formula 3, Shumaker bën debutimin e tij në çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991 në timonin e një makine Xhordan. Por gara e parë përfundon vetëm pak metra pasi ishte nisur pasi djeg tërësisht freksionin. Por gjatë atij viti Shumaker tregon se ka këllqe për të pilotuar dhe një “gjuetar” si Flavio Briatore e sjell tek “Beneton”. Në vitin 1992, po në Belgjikë vjen edhe fitorja e parë në drejtimin të një “Benetoni”. Më pas fiton dy vjet rresht me këtë makinë në vitet 1994, 1995.
“Ferrari”Një vit më vonë, më 1996, fillon epoka “Ferrari”, e cila do të vazhdojë për dhjetë vjet rresht duke dhuruar plot pesë tituj kampionë dhe gara nga më të bukurat. Nuk harron duelet me rivalin më të madh të Shumaker (sipas tij), finlandezin e McLaren Mercedes, Mika Hakinen. Në një dyluftim të tillë më 1999-n rrezikon jetën në një aksident në pistën e Silverston në Britaninë e Madhe. Në vitin 2000 vjen titulli i parë me “Ferrarin”, i cili do të pasohet nga katër të tjerë të njëpasnjëshëm. Viti 2005 ishte sezoni më negativ i “Ferrarit” me vetëm një garë të fituar, ndërsa 2006 sigloi rikthimin e rivalitetit, e cila shkoi deri në garën e fundit me kampionin në fuqi, Fernando Alonso.

Fitoret e Mikael Shumaker

Francë, Manji-Kurs
8 fitore; 1994, 1995, 1997, 1998, 2001, 2002, 2004, 2006
Kanada, Montreal
7 fitore; 1994, 1997, 1998, 2000, 2002, 2003, 2004
San Marino, Imola
7 fitore; 1994, 1999, 2000, 2002, 2003, 2004, 2006
Belgjikë, Frankorshamp
6 fitore; 1992, 1995, 1996, 1997, 2001, 2002
Japoni, Suzuka
6 fitore 1994, 1996, 2000, 2001, 2002, 2004
Spanjë, Barcelonë
6 fitore; 1995, 1996, 2001, 2002, 2003, 2004
Gjermani, Jerez, Nurburing
6 fitore; 1994, 1995, 2000, 2001, 2004, 2006
Principata e Monakos
5 fitore; 1994, 1995, 1997, 1999, 2001
USA, Indianapolis
5 fitore; 2000, 2003, 2004, 2005, 2006
Itali, Monza
5 fitore; 1996, 1998, 2000, 2003, 2006
Brazil, Interlagos
4 fitore; 1994, 1995, 2000, 2002
Hungari, Hungaroring
4 fitore; 1994, 1998, 2001, 2004
Australi, Melburn
4 fitore; 2000, 2001, 2002, 2004
Gjermani, Hokenhaim
4 fitore; 1995, 2002, 2004, 2006
Britani e Madhe, Silverston
3 fitore; 1998, 2002, 2004
Malajzi, Sepang
3 fitore; 2000, 2001, 2004
O. Pacifik, Aida
2 fitore; 1994, 1995
Austri, A1-Ring
2 fitore; 2002, 2003
Portugali, Estoril
1 fitore; 1993
Argjentinë, Buenos Aires
1 fitore; 1998
Bahrein, Sakir
1 fitore; 2004
Kinë, Shangai
1 fitore; 2006

Michael Schumacher & Ralf Schumacher
[/b]