Microsoft e ka blerë LinkedIn për 26 miliardë dollarë

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Microsoft njoftoi se do të blejë rrjetin social që iu dedikohet profesionistëve, përkatësisht LinkedIn për 26 miliardë dollarë.

LinkedIn aktualisht ka mbi 433 milionë përdorues.

Shuma marramendëse me të cilën Microsoft e ka blerë rrjetin e famshëm social ka shifrën prej 26.2 miliardë dollarëve saktësisht dhe marrëveshja mes palëve pritet të përfundojë në fund të vitit.

Microsoft planifikon që një çmim prej 196 dollarësh t’ia jap LinkedIn për çdo aksion të firmës, ose gati dyfishi i vlerës së tyre në mbyllje të bursës të premten. Megjithatë, Microsoft tha se LinkedIn do të ruajë emrin dhe pavarësinë e tij si rrjet social.