Microsoft këtë javë më në fund e ka lansuar aplikacionin zyrtar të Instagram në pajis

Përderisa Pixel nga Google është një laptop premium dhe i kushtueshëm, Chromebook 13 i ri nga HP është një model premium i laptopit por me kosto të përballueshme.

Chromebook 13 ka një dizajn gjithë-metalik në përmasat që e bëjnë atë 12.9mm të hollë, ekranin me 13.3-inç në Quad HD si dhe procesorin Intel Core M.

Të gjitha këto karakteristika mbresëlënëse dhe shumë më tepër janë në dispozicion në një pajisje që bazohet në Chrome OS që kushton gjysmën e asaj që paraqet çmimi i Pixel.

Kjo pajisje ka ekranin në cilësinë Quad HD + (3200 × 1800) IPS, procesorin e Intel Core M, B & O Play, dhe jetë të baterisë me 11.5 orë.

HP Chromebook 13 del në shitje këtë javë me një çmim që fillon prrej 499 dollarëve.