Microsoft prezanton dy smartphone të rinjë: Lumia 640 dhe Lumia 640 XL (foto/video)

Ne kongresin boteror mobil, MWC, qe po mbahet ne Barcelone, Microsoft ka prezantuar dy Smartphone te rinje: Perkatesisht Micrsooft Lumia 640 dhe Lumia 640 XL te cilet i perkasin linjes se telefonave te lire dhe vijne me Office 365 te integruar falas.

//youtu.be/GTARu0YOl-E

Lumia 640 eshte me i vogel sesa krahasuesi XL dhe ai ka ekranin 5" me 1280 x 720 px me veçorine qe Nokia e quante Clear Black Display (ekran i zi i paster). Ekrani mbrohet nga Gorilla Glass 3 dhe per specifikat e tjera, ne bord jane 1GB RAM dhe 8GB kapacitet i brendshem. Pajisja do te vihet ne pune nga nje 1.2GHz Qualcomm 400 quad-core CPU. Kamera ka gjasa te jete 8 mega pixel.

Krahasuesi 640 XL eshte me i madh dhe posedon ekranin 5,7" me rezolucion 1280 x 720 px. Shumica e specifikave mbesin te njejta sikurse tek Lumia 640, me perjashtim qe M$ ka vendos qe tek ky i fundit te rrise kapacitetin e kameres, duke e bere ate keshtu 13 mega pixel me nje LED flash nga mbrapa dhe Carl Zeiss lente. Kamera e perparme ka kapacitetin 5 mega pixel. Çmimi i kesaj pajisjeje do te jete 189€.

Microsoft ka ne plan qe Lumia 640 ta sjell ne treg ne Prill te ketij viti me variantin per LTE dhe 3G. Versioni me 3G do te kushtoje 139€ dhe ai me LTE 159€. Lumia me i madh, 640 XL pritet te dale ne shitje kete muaj me çmimin 189€ per versionin me 3G dhe 219 per ate me LTE.