Microsoft të blejë aplikacionin "Sunrise" për $100M

Sipas nje raporti nga TechCrunch, Microsoft eshte ne bisedime e siper per te blere aplikacionin e famshem Sunrise per iOS dhe Android.

Sunrise eshte nje aplikacion i cili sherbene si kalendar mobil dhe desktop dhe perkrahe ofrues te ndryshem te sherbimeve online. Ai eshte i disponueshem per iPhone, iPad, Android, Mac si dhe me klientin web.

TechCrunch ka pyetur kompanine per lajmin ne fjale, por kjo e fundit ka refuzuar te jape ndonje informacion rreth blerjes se mundshme.