Mijëra protestues kunder ACTA ne rruge

Ne Wien protestuan mbi 3000 kundershtare te marrveshjes “Anti-Pirateri” ndersa ne te gjith boten numerohen 200.000 Demostrues !

Ne shum vende te Europes te Shtunen kane filluar te protestojne shum demostrues kunder marrveshjes Anti-Pirateri “ACTA”. Ne gjermani dolen rreth 10.000 njerez ne rruge, gjithashtu ne Wien dhe ne qytetet e tjera te Austrise u mblodhen demostrues kunder marrveshjes. Ne te gjith boten llogaria e bere nga koordinatori i fushates “STOP ACTA” Sebastian Radtke numerohen rreth 150.000 deri ne 200.000 protestues. Ne wien u mblodhen rreth 3000 deri ne 4000 protestues ne sheshin “Stephansplatz” dhe nga aty te nisen drejt Parlamentit. Grupi i aktivisteve Anonymous, partia Die Grünen (jeshilet) dhe Partia e Pirateve bene thirrje ne proteste. Marrveshja e ACTA-s pos tjerash ka ndermend qe Internet - Providers (kompanite qe furnizojne me internet) ti identifikojne IP-t e personave, qe ne rast te shkeljes te drejtave te autorit, konsumatoret te mund ti kerkojne te drejtat e tyre ligjore.

Ne Gjermani kishte nje numer te madh te protestuesve te shtune, ku policia konfirmoi se ne München ishin mbledhur rreth 16.000 protestues, e ndersa ne Berlin rreth 10.000 te tjere. Ne Köln e ndoqen thirrjen e protestes rreth 2000 protestues. Neper postera te ndryshem ne Gjermani, demostruesit kishin shkruajtur “Liri ne Internet” te tjere mbanin maska te ngjajshme me ato te grupit Anonymous.

Edhe ne Zvicer kishte demostrues, por nje numer i konsiderueshem i tyre. Ne Zürich - Helvetiaplatz te shtunen pasdite u mblodhen disa protestues kunder ACTA-s te cileve ju kishte bere thirrja partia e pirateve.

Me gjith te ftohtin e akullt, ne Sofia - Bullgari u mblodhen rreth 3000 Protestues para Parlamentit. Aksione te ngjashme jane organizuar ne 15 Qytete te Europes. Ne kryeqytetin Lituanez Vilnius demostruan me qindra njerez kunder kontrates, ku edhe ne Warshave u mblodhen disa te tjere. /Lirenti.com

Burimi i Informacionit:

Wow, sa shume qenkan mbledh! Por me duket se ska rruge tjeter!

Mir e kan kta qi protestoj kete mundesi e kishim te fitoj ca lek nga uploadimi e edhe kete po na nderprejn

mire e ke ti mortaj, por shkelja e te drejtave te autorit nuk eshte e lejuar !

Eshte e njejta gje sikur ti te besh nje pune me djerse dhe un ta marr perfitimin e asaj qe ke bere ti !

ne te gjitheve po na pergjojne telefonat dhe spo ndihet njeri pale per ip e internetit

haha pro uploder

shume e drejte ajo qe thua (pavarsisht se mua sme pelqen )

por me kete ligj i hoqen mundesine dhe personave qe benin upload me marerialet e tyre. (jo pirate)
mendoj se me vone do dalin ligje qe do u japin mundesine te mbyllin ose te kufizojne cdo domain qe duan
cdo site qe ata mendojne se jane kunder ose perhapin ide te kunderta me ate qe duan ata thjesht do e mbyllin