Mijëra vetë demonstrojnë në Romë kundër racizmit

Në kryeqytetin italian Romë qindra mijëra vetë demonstruan kundër racizmit dhe ndjekjes penale të imigrantëve të paligjshëm.
Demonstruesit kritikuan ashpërsimin e ligjit për imigracionin nën Kryeministrin Silvio Berlusconi.

Për protestat kishin bërë thirrje kryesisht partitë dhe grupet e majta.