Miku juaj besnik

Miku i juaj besnik

Është i ndieshëm dhe i kujdesshëm. Njeri që mund ta gjeni pranë sa herë të keni nevoj për të, në veçanti sa herë të ju zhgenjej jeta. Dëshiron të martohet me ju, por është i turpshëm për t’ju ofruar një gjë të tillë. Edhepse ju ndoshta e dini këtë, e vazhdoni miqësinë me të ngase edhe juve ju pëlqen dhe ju kënaq në veçanti vëmendja dhe kujdesi i jashtëzakonshëm i tij. Vetëm pijet alkoolike mund t’ju sjellin deri te reziku që të hyni në mardhënje seksuale me të, ngase megjithatë ka diçka që ju e pëlqeni tek ai. Pse jo, nëse nuk jeni të dashuruar gjetiu, një mik aq besnik mund t’ju bëhet të nesërmen poashtu dashnor besnik dhe mik i vërtet i jetës.

Miku intelektual

Përderisa meshkujt tjerë llomotisin, miku i juaj intelektual ju dëgjon me vëmendje, ju kupton madje edhe ju përgjigjet me fjali të tëra. E çmon bisedën e mirë dhe mund ta dalloj Paolo Coelhon prej Marquesit. Disa vargje të Gabriel G. Lorkës në kombinim me venën e zezë mund t’i rrënojnë barierat e imagjinuara dhe t’ju vendosin në kraharorin e tij. Ai është i mire për gjëra shpirtërore, por jo edhe për ato fizike. Mund të ndodh të keni një kontakt të varfër trupor dhe të nesërmen një analizë të pakëndshme.

Miku tërhjekës

Edhepse duket se është i vetmuar, gjithnjë në dispozicion ka një apo dy mikesha. Më së shpeshti mund ta gjeni në ushtrimoret lokale dhe atë gjat vikendit. Femrat tjera ia kanë lakmi, dhe shumë nga ato kanë dëshirë të flejnë me të. Aq atraktiv duket sa që dëshironi ta hani. Dhe nëse nuk e përmbushni “oreksin” tuaj diku tjetër, me siguri do t’ju zbardh ndonjë mëngjes në shtratin e tij. Nëse dëshironi të jeni vetëm njëra nga ato në numër, pse jo, kënaquni me të?

Miku për shëti

Është i gjallë, gjithnjë i gatshëm për netë madhështore, e që është më e rëndësishme, ju bën të qesheni. Nëse jeni femër që krejt çka dëshironi është qeshja, atëherë një mashkull i tillë është “copë” fantastike për ju. Riziku që të ndodheni në shtratin e tij qëndron pran jush ngase me të kaloni më së shumti kohë në argëtime. Prandaj një gjë e tillë është vetëm pyetje e kohës! Nëse vlen ta humbni një mik për shëtit tuaja vetëm për shkak të seksit për një natë, pse jo, kënaquni.

Miku i punës

Keni shumë gjëra të përbashkëta, madje që të dyve ju shkon në nerva shefi. Për dallim nga dashnori juaj, nuk ju kundështon kur flitni apo mendoni për punë. Madje bile edhe ju bashkangjitet në bisedë profesionale. Këtu riziku për seks është shumë i madhë. Mos dilni me të pas orarit të punës, mos shkoni në ndeja dhe vende tjera për t’u argëtuar. Pse duhet të mbani distancë? Ngase mund të ndodhë që pasi të zgjoheni nga shtrati i tijë, dhe të hënën e ardhshme të lajmëroheni në punë, duhet të shtireni kinse asgjë nuk ka ndodhur! Ai me siguri, ashtu do të veproj.