Milani, një gjysmëhap drejt kualifikimit

Pas humbjes në derbi me Interin, në takimin që u luajt ditën e diel, Milani kishte një tjetër përballje delikate me Verder Brmenin në Kupën Uefa. Takimi i parë u luajt në Gjermani dhe përfundoi me rezultatin 1-1. Në fakt, Milani i kishte mundësitë ta fitonte takimin, pasi deri në minutën e 85-të ka qenë në avantazh, pas golit të shënuar nga Pipo Inzagi në pjesën e parë. Verderi ka barazuar me anë të brazilianit Diego, që ka qenë pa dyshim lojtari më i mirë në fushë. Në minutat e fundit Verderi ka qenë shumë pranë fitores, pais ka arritur të godasë shtyllën. Gjithsesi, rezultati i arritur mund të konsiderohet i mirë për milanistët, që ndeshjen tjetër do ta zhvillojnë në shtëpinë e tyre, pra në “San Siro”.
Skuadra tjetër italiane, Sampdoria, që merr pjesë në UEFA, ka zhgënjyer në fushën e saj, teksa është mundur nga urkainasit e Metalist Karkivit. Kjo është goditje e rëndë për skuadrën e Serisë A, që do ta ketë shumë të vështirë ta kthejë rezultatin në fushën e Metalistit.
Sapo kanë përfunduar të gjitha takimet e UEFA-s, ku bie në sy humbja në shtëpi e Olimiakosit 3-1 me Saint Etienin, ndërsa Valencia ka marrë një barazim me vlera në fushën e vështirë të Dinamos së Kievit. Ja rezultatet që u arritën në të gjitha takimet:

Verder Bremen – Milan 1-1

Verder Bremen (4-3-1-2): Ëiese; Fritz (74′ Harnik), Mertesacker, Naldo, Boenisch; Tziolis, Baumann (62′ Jensen), Ozil; Diego; Hugo Almeida, Pizarro. Në dispozicion: Vander, Pasanen, Prodl, Niemeyer, Rosenberg. Trajner: Tomas Shaf
Milan (4-3-2-1): Dida; Bonera, Senderos, Favalli, Zambrotta; Flamini, Pirlo, Ambrosini; Seedorf, Ronaldinho (89′ Beckham); Inzaghi. Në dispozicion: Abbiati, Maldini, Kaladze, Darmian, Antonini, Jankulovski.
Trajner: Karlo Anceloti.
Gjyqtar: Dean (Angli)
Shënues: 36′ Inzaghi (M), 85’ Diego (V)
Kartonë të verdhë: Ambrosini (M)

Sampdoria-Metalist Kharkiv 0-1
Olinik 48′

Dinamo Kiev-Valencia 1-1
9′ Silva (V), 64′ Kravchenko (D)

Zenit S.P.-Shtutgart 2-1
2′ Huszti, 45′ Tymoschuc (Z), Gomez (S)

Olympiacos-Saint-Etienne 1-3
12′ Ilan, 43′ Dernis, 64′ Djordievic (O), 90′ Gomis

Aston Villa-CSKA 1-1
14′ Vagner Love ©, 69′ Carew (AV)

Bordeaux-Galatasaray 0-0

Nec Nijmegen-Hamburg 0-3
41′ Trochowski, 44′ Silva, 75′ Olic

PSG-Wolfsburg 2-0
80′, 85′ Hoarau

Aalborg-Deportivo La Coruna 3-0
54′, 72′ Due, 90′ Jakobsen

Braga-Standard Liegi 2-0
17′ Renteria, 26’ Leone

Ndeshjet e luajtura me :18/02/2009

Burimi:Sporti shqiptare

Te kishte fituar mbrem, i humbin kot keta ndeshjet!