Milingonat parashikojnë tërmetet?

Një studim i ri ka treguar se milingonat ndoshta mund t’i parashikojnë tërmetet. Ulrich Schreiber, gjeolog në Universitetin Duisburg-Essen në Gjermani, pohon se milingonat e kuqe qëndrojnë në vendet ku ka tërmete dhe në bazë të sjelljes së tyre mund të parashikohet një tërmet.

Schreiber së bashku me kolegët e tij për dy vite kanë analizuar milingonat, me ç’rast kanë vërejtur se ato ndryshojnë sjelljen para ndonjë dridhjeje në afërsi. Në atë moment, milingonat dalin në sipërfaqe, ndërsa në mënyrë të pazakontë sillen sidomos gjatë natës.

Sipas Earth Times, ai po ashtu pohon se milingonat e kuqe pëlqejnë ‘të banojnë’ në vendet në të cilat ka tërmete më shpesh, ndërsa në bazë të sjelljes së tyre, mund të parashikohet tërmeti.

Në shkarjet vjen deri te gërryerjet ndërmjet pllakave tektonike, ashtu që milingonave u pëlqejnë këto vende për shkak të gazrave të cilat i ngrohin ato.

Ndërkohë, eksperti për milingona Alfred Buschinger dhe specialisti për tërmete Heiko Woith, thonë se Schreiber e ka gabim, pasi milingonat gjatë dimrit qëndrojnë në folenë e tyre, prandaj sjellja e tyre nuk mund të shërbejë si parashikues i tërmeteve.

Kete nuk e dija un

un e dija !

shumica e kafesheve !!!
mijte, qeni ,
kur beri terment athere
e mbaj mende qe qeni qe kishin komshijte ne katin e dyte po qjante edhe i terhiqte qe te dilnin jasht ,
kurse te puna babit filluan duke dale shume mije dhe sa hiken filloj termeti !!!

Perafersisht dhe shkenca e di kur do bie termeti, por skemi fuqi te bejm asgje vetem te largohemi ne nje vend me te sigurt

un vetem nje her kam degjuar qe shkenca parashikoji termetin, dhe kjo ndolli ne Turqi as 5 minuta para se te bjere termet … dhe keshtu u vran shum njerz !!!
sa per ne ballkan smbaj mend te kene dhene lajm qe do bije termet !!!
Mbasi bjen termeti … athere fillojne dhe lajmerojne per termetet qe bijne me von !!!
Ke te drejte … shkenca e dine kur do bije termet por deri tani as1her nuk i lajmerojne njerzit para termetit !!! ( arysen e kupton vet )