Miss Shqiperia del ndër 15 më të bukurat e Universit

Bukuroshja Hasna Xhukici eshte eliminuar pak hapa larg finales. Nje arritje jo e vogël, duke parë se bëhej fjalë për një konkurs, ku merrnin pjesë plot 84 bukuroshe nga i gjithë rruzulli tokësor .Edhe ylli i “Miss”-it shqiptar ka shëndrritur në mbrëmjen e së dielës në ishujt e Bahams, ku sfiluan dhe u përzgjodhën më të bukurat e Universit. Megjithëse nuk mund të konsiderohet në përmast e vendit të tretë të zënë nga “Miss Kosova”, edhe arritja e Hasna Xhukicit nuk ka qenë e vogël, duke parë se bëhej fjalë për një konkurs ku merrnin pjesë plot 84 bukuroshe nga i gjithë rruzulli tokësor. Bukuroshja me flamurin kuqezi ka përfunduar mes 15 më të bukurave të Universit, ndërkohë që ka kaluar me sukses jo pak eliminime, derisa erdhi radha e mbetjes se dhjetë konkurenteve, atëherë kur është detyruar të mënjanohet bashkë me “Miss Belgjikën”, “Miss Kroacinë”, “Miss Islandën” dhe “Miss Suedinë”. Ndërkohë që la “Miss Kosovën” të vazhdojë deri në aktin final, aty ku Gona Dragusha u rendit prapa “Miss Universe”, Stefania Fernandez, dhe shoqërueses së parë të saj, “Miss Republika Domenikane”, Ada Aimee De La Cruz. Ndërsa, në pesëshe ishin edhe “Miss Australia” e “Miss Puerto Riko”, teksa mund të dallohet se në këtë listën e më të mirave, Dragusha ka qenë përfaqësuesja e vetme nga Evropa. Ndër cmimet e tjera, shiritin e Miss Fotozhenia e fitoi “Miss Tajlanda” Chutima Durongdej, ndërsa Miss Buzëqeshja shkoi për “Miss Kinën”, Wang Jingyao.