“Miss Universe” del "topless" ne pritje te pasardheses

Imazhet e Dayana Mendoza jane publikuar në faqen e internetit të revistës “Maxim”, që në numrin e muajit shtator do të ketë të përfshira të gjitha fotot e bukuroshes venezueliane .Dayana Mendoza, ish-“Miss Venezuela” dhe “Miss Universe” në fuqi, ka menduar të festoje plot një vit mbretërim, duke i dhënë fund me disa fotografi ku ka dalë “topless” në mënyrë që të mbahet mend edhe pas shkurorezimit. Lajmi, i përfolur gjatë ditëve të kaluara nga gazetat e televizionet amerikano-latine, është konfirmuar plotësisht me imazhet e publikuara në faqen e internetit të revistës “Maxim”, që vetëm në numrin e muajit shtator do të ketë të përfshirë të gjitha fotot e modeles bukuroshe venezueliane.

Ndërkaq, cdo gjë është gati në Bahamas për zgjedhjen e “Miss”-it të ri më 23 gusht. Mes 83 kandidateve që kërkojnë të marrin trashëgiminë e Dayana Mendoza janë edhe bukuroshet e Shqipërisë dhe Kosovës: Hasna Xhukici e Marigona Dragusha.