Mitet dhe të vërtetat për njeriun e zemrës

Kur njëherë ta keni gjetur dashurinë e jetës, është koha t’ju shmangeni miteve që ju kanë rrethuar gjithë jetën. Fillimi i mirë dhe i mbarë fillon vetvetiu, por mbajtja apo ruajtja e një lidhjeje me personin të cilin e doni me të vërtetë, ndërsa që kjo është një detyrë mjaft më e vështirë se sa që keni menduar ndonjëherë.
Jeta nuk është përrallë, kështu që edhe kur bëhet fjalë për njeriun e zemrës ndoshta nuk do të gjeni atë që pikërisht ju e prisnit.
Duke pritur që mitet do të shndërrohen në realitet paraqet gabimin më të madh, ndërsa që edhe njeriun e zemrës kjo mundet ta largojë, duke u larguar madje edhe nga ju, duke ju lënë në mendime rreth asaj se çfarë ka mundur të shkojë kaq keq dhe si do të mund ta shmangnit një gjë të tillë. Ja disa prej miteve, prej të cilëve duhet të hiqni dorë pasa se ta dëmtoni lidhjen tuaj.
Lidhja me njeriun e
zemrës ka sukses vetvetiu

Pa marrë parasysh se a e keni gjetur dashurinë e vërtetë apo jo, është gjithmonë e vështirë që të jeni të sigurt se një lidhje do të ketë sukses. Lidhjen tuaj me njeriun e zemrës kurrsesi se nuk bën ta lini ashtu, në mëshirën e fatit, duke menduar se do të keni sukses dhe se mundet vetvetiu të sjellë ndryshime pozitive në jetën tuaj. Njerëzit të cilët mendojnë se kanë gjetur dashurinë e jetës më pak mundohen ta ruajnë lidhjen e tyre. Në këtë mënyrë ata harrojnë se secila lidhje ka nevojë për mund dhe investim, në mënyrë që të shmangin ato të papritura që sjell koha. Nevojitet kohë dhe energji, e mbi të gjitha dashuri, por nëse i investoni gjithë këto, atëherë besoj se në fund do të shpaguhet.
Në dashurinë e vërtetë nuk ka grindje
Mos besoni në mitin se lidhja me njeriun e zemrës funksionon pa grindje dhe mospajtime. Grindjet në fakt ndikojnë pozitivisht në lidhje. Njerëzit janë krijesë dhe grinden, e për një grindje duhen dy e më shumë persona. Kur vërtet të filloni ta njihni partnerin tuaj, mund të shtroni pyetjen se ku u shfaq magjia e lidhjes tuaj. Ai mund t’i ketë disa shprehi që juve ju shkojnë në nerva apo janë disa veprime të tij që ju bëjnë ta pyesni veten tuaj nëse keni zgjedhur njeriun e gabuar, por kjo nuk do të thotë se keni zgjedhur njeriun e gabuar e as se duhet ta ndërprisni lidhjen. Nëse provoni të bisedoni me partnerin tuaj rreth gjërave që ju pengojnë, atëherë do ta vëreni zjarrin e vërtetë të dashurisë. Grindjet nuk do të thonë se lidhja juaj nuk është e shëndoshë, por vetëm se do të thotë se jeni dy njerëz, me pikëpamje të ndryshme, që jeni në gjendje ta pranoni njëri tjetrin ashtu si jeni.
Romanca nuk ka fund
Nëse mendoni se secila ditë e jetës tuaj do të jetë sikurse ajo e para, me siguri se nuk jeni të gatshëm për dashurinë e jetës. Dashuria juaj e jetës është krijesë njerëzore e jo një personazh magjik nga përrallat që ju mbush me dhurata dhe me gjeste romantike. Njerëzit duhet të jetojnë në jetën e vërtetë, që do të thotë se duhet ta bëjnë punën e tyre dhe të kenë marrëdhënie shoqërore. Partneri juaj nuk mundet që gjithë vëmendjen e tij ta ketë të drejtuar nga ju. Atij i duhet ta jetojë jetën e tij, kështu që nëse çdo hap prisni gjeste romantike të tij, atëherë po bëni një gabim të madh.

Mos besoni në mitin se lidhja me njeriun e zemrës funksionon pa grindje dhe mospajtime. Grindjet në fakt ndikojnë pozitivisht në lidhje. Njerëzit janë krijesë dhe grinden, e për një grindje duhen dy e më shumë persona. Kur vërtet të filloni ta njihni partnerin tuaj, mund të shtroni pyetjen se ku u shfaq magjia e lidhjes tuaj. Ai mund t’i ketë disa shprehi që juve ju shkojnë në nerva apo janë disa veprime të tij që ju bëjnë ta pyesni veten tuaj nëse keni zgjedhur njeriun e gabuar, por kjo nuk do të thotë se keni zgjedhur njeriun e gabuar e as se duhet ta ndërprisni lidhjen. Nëse provoni të bisedoni me partnerin tuaj rreth gjërave që ju pengojnë, atëherë do ta vëreni zjarrin e vërtetë të dashurisë. Grindjet nuk do të thonë se lidhja juaj nuk është e shëndoshë, por vetëm se do të thotë se jeni dy njerëz, me pikëpamje të ndryshme, që jeni në gjendje ta pranoni njëri tjetrin ashtu si jeni.

Egziston nje shprehje qe me pelqen shum e qe thot…Një marrdhënie nuk është thjesht të mbani duart e bashkuara kur kuptoheni…Një marrdhënie do të thotë edhe të keni keqkuptime dhe megjithatë të mos e lëshoni dorën e njëri-tjetrit !

interesante keto…