Mjekët çekë zbuluan vaksinën kundër kancerit

    [b]Një ekip i mjekëve ka arritur të zbulojë vaksinën e cila dallon qelizat kanceroze, duke i sulmuar dhe shkatërruar ato.[/b]              

Ekipi i mjekëve në spitalin çek “Motol” ka arritur të zbulojë vaksinën, e cila për dallim nga barnat e deritashme, arrinë të dallojë qelizat kanceroze, duke i sulmuar dhe shkatërruar ato, apo duke i bërë të pa afta për të përparuar më tej.

Udhëheqësja e ekipit novator, pof. dr Jirina Bartnjukova, një nga imunoilogët më të njohur botëror, ka thënë se vaksina e zbuluar shkatërron qelizat kanceroze, ose të paktën i pa aftëson për t’u zhvilluar në trupin e njeriut.

Testimin e parë të vaksinës ekipi i mjekëve nga Praga e ka bërë me sukses para një viti në rastin e një kolegut të tyre, i sëmurë nga kanceri në prostatë. Shkencëtarët mjekësorë çekë në këtë proces nuk kanë bërë hulumtime për gjetjen e ilaçit për shërimimn e kancerit, por përpjekjet e tyre i kanë fokusuar në gjetjen e vaksinës, e cila e ndalë karcinomën që të mos jetë e rrezikshme për jetën.

Ky zbulim u ka hapur rrugë shekncëtarëve çekë për konkludime të mëtejme klinike të parapra më ligj. Mjekët janë të bindur se hulumtimet e ardhshme do të vërtetojnë edhe formalisht vlerën e këtij zbulimi mjekësor.

Kur pritet te vije ne Shqiperi vaksina?

Zbulim i rendesishem per mjekesin. Girl, ne shqiptaret do e shpikim vet.

Vaksine per kafshet ndoshta, po per njerezit dyshoj shume…
Ketu na shesin ilace te skaduara, jo me te na japin vaksina kunder kancerit.

keto tanet si matrapaze qe jan,na e japin vaksinen,por duhet me shit shtepin qe ta blesh