Model flokësh qesharak për t’i rënë në sy një vajze të re

Një mesoburrë kinez ka bërë një prerje shumë të çuditshme flokësh në mënyrë që të dukej më i ri, por në fakt u duk më qesharak.

54-vjeçari Wu Lei ka shpjeguar se donte t’i tërhiqte vëmendjen një vajze 23-vjeçare e cila i kishte refuzuar avancimet e tij. Pasi e pa me modelin e ri të flokëve, ajo i tha që dukej si personazh filmash vizatimorë duke i qeshur në fytyrë.

Ja çfarë thotë vajza: “Ai është shkencëtar dhe ka një punë shumë të mirë. Jam e habitur si nuk ka gjetur dikë të moshës së tij, por ndoshta nuk e ka gjetur sepse sillet akoma si fëmijë.”

“Doja të dukesha i ri që t’i bija në sy asaj, ose kujtdo vajze të re”, thotë Wu Lei.

/ Top Channel

hahahha sikur ka vendos ndonje cop tulle ne kok