Modeli ‘i çuditshëm’ nga Skoda (Foto)



Skoda ka prezantuar modelin e çuditshëm R200 Non-Fiction që është i bazuar në gjeneratën e parë të Audi R8 V8.

Ky është një koncept funksional dhe vjen si përzierje e modelit Skoda 130 RS dhe Audi. Ky model është lansuar për nder të 45-vjetorit të Skoda 130 RS që njihet si një veturë sportive.
Gjenerata e parë Audi R8 4.2 FSI V8 ishte përdorur si modeli parë që ende vazhdon të zhvillohet ndërsa Skoda e re vjen si kopje e Audi-së për dizajnin prapa veturës ndërsa përpara vërehet se ka përdorur si frymëzim veturën e famshme Bentley, transmeton Koha.net.
Fuqia te kjo veturë vjen nga motori i njëjtë V8 4.2-litra që mund të prodhojnë deri në 420 kuaj fuqi.
Ky model do të prezantohet në panairin që do të mbahet në Shangai, por zyrtarët e kompanisë Skoda kanë njoftuar se koncepti do të fillojë të prodhohet në janarin e vitit 2016.
Do të prodhohen vetëm 24 njësi dhe secila do të kushtojë 255 mijë euro.