Modelja Arnaut ia vë syrin Ronaldos

Një nga modelet e revistës “Playboy”, Daniela Arnaut, e cila kohë më parë joshi një nga lojtarët e Mançester Junajted, Dimitar Berbatov, ia ka vënë syrin një tjetri nga “djajtë e kuq”.

Modelja bullgare ka thënë se do të bëjë gjithçka për të futur në shtrat futbollistin portugez Kristiano Ronaldo dhe po planifikon të shkojë në Britani për ta njohur atë më mirë.

“Është seksi, ka një të ardhme të shkëlqyer përpara dhe miliona gra që çmenden për të”, ka thënë bukuroshja 24-vjeçare.

Lidhja e saj sekrete me futbollistin bullgar Dimitar Berbatov u zbulua pas dy vjetësh, ndërsa futbollisti ishte i fejuar.

Burimi:CdoDite.com