Mohohet shtatzënësia e Zhiselit

Pak ditë pas publikimit të lajmit për një shtatzëni të mundshme të topmodeles Zhisel Bandshen në tabloide të ndryshëm, ka mbërritur edhe përgënjeshtrimi.

Bashkëshorti i saj, Tom Bredi, ka deklaruar se çifti nuk është në pritje të ndonjë fëmije. “Zhiseli nuk është shtatzënë”, në mënyrë të qartë dhe të zëshme ka deklaruar Tomi, duke u përgjigjur ndaj lajmeve për shtatzënësinë e gruas së tij. “Një fëmijë mjafton”, ka shtuar Tomi, i cili tashmë ka një djalë dyvjeçar me ish- të dashurën, Brixhit Monahan. Manekinia më e paguar në botë dhe ragbisti i njohur amerikan janë martuar në shkurt të këtij viti në Kaliforni, ndërsa një ceremoni të dytë martese e kanë mbajtur muajin e kaluar në Kostarikë