Moore mban zi për ish-të dashurin

Mandy Moore është zemërthyer si pasojë e vdekjes tragjike të ish-të dashurit të saj DJ AM.
Këngëtarja/aktorja i ka bërë homazhe DJ-it, Adam Goldstein, i cili është gjetur i vdekur të premten në banesën e tij në New York, ndërsa shkak i vdekjes supozohet të jetë mbidoza me drogë.

“Jam absolutisht zemërthyer. Për neve që kemi pasur fatin ta njohim, Adami ka rrezatuar bollëk infektues për jetën dhe po ashtu ka personifikuar definicionin e vërtetë të një miku”, është shprehur Moore.

shum e mire esht kjo

po, e mire esht kjo