Mos e merrni seriozisht Ju Lutem!

“Memedheu”

"Memedhe quhet toka ku te iken per lesh koka

ku kam dashur meme e ate, ku te grijne fajdet parate

ku kam fis e ku kam fare , ku s’ka drita por pishtare

ku te mbyt pluhri tallashi , ku kercet e pret kallashi

ku ka diamant e ar por s’gjen uje as per tu lare

ku ka plehra togje-togje dhe qindra parti per llogje.

Memedhe eshte nje cope toke qe te ben me dhimbje koke

ku po shemben kombinate dhe hajdutet ngrene pallate

ku ligjin ben kontabanda dhe nje pjese punojne ne banda

ku po shiten me dollare varret e gjysherve te pare

ku ka rruge e trotuare jo per njerez por gomare

ku pipine ben ne breke se ste le jevgu pa leke.

Memedhe quhet toka ku kurrkush shqip s’kuptoka

ku bejne cmos shesin dhe dhembet vec te ikin nga syte kembet

ku nje Miss prish virgjerine vec te ndroje nenshtetsine.

Memedhe quhet ky vend qe ka deputet me mend,

qe perleshen dhe bertasin dhe se dine as vete se c`flasin.

Ku ka ligje edhe rend vec per forme jo me gjithe mend

ku pronen qe me la im ate ma kish zene nje zdap i gjate

dhe tash punoj argat ne pronat e nje greku plak.

Ku per kunj tjetri te zhvesh dhe polici rri e qesh

ku te tredhin duke qare si vellezer opozitare dhe ku tua dish per nder se ka dhe tritol ne dere

ku rroj me gaz e me shpres te gdhihem gjalle ne mengjes

ku ka buke veresi dhe mijera lypsare si hije

ku nje vrases a gomar ka me vlere se nje shkrimtar

ku ngroh veze revulucioni me dipllome prostutucioni

ku ne muaj merr 100 mije leke dhe s`blen dote nje pale breke

Memedhe eshte shqiperia ku se pyet nenen e bija

ku c`kish bere demokracia e fshiu meritrokracia

ku gjithcka lind nga azgjeja ku te merr shpirtin TVSH- ja

ku te grijne te bejne sallat jo me larg por ne gjykat.

Ku zihen burrat si gjelat kush e kush te rrembej’ thelat

ku dhurojne edhe grate per nje vend n’administrate

.
Militant, ish-sekretar per kolltuk ne vije te pare.

Memedhe eshte dhe milioni,benci,vila telefoni,

femrat whisky rehatia,

vetem per ata qe i ka xhan partia !"

nga ARDI

Po po… sa kam qeshur me kete.
Tamam realiteti.

Kush ishte ai mendjendritur qe e shkruajti :)…
Duhet ngritur nje dolli per ate :smiley:

o partit e shqiperise
e ju o zoter te qeverise
dhe ju o deputet te pandare
nje dite smund te rrime pa ju pare

me shume parti se sa shtepi
ku te veje i ziu njeri
i veshtire emigracioni
po ky eshte tranzicioni

ca bredhin me mercedes
dikush per buken e gojes vdes
ku eshte qeveria
ku eshte partia

voten e kerkuan
shpi me shpi shkuan
shume te premtuan
por asgje nuk filluan

e pra njeri
ngrihu dhe bjeri ksaj qeveri
jepi nje mesim te ri
se cfare quhet demokraci

merreni si te doni

Shume te bukura te dyja keto poezi! Ne fund te fundit ky eshte realiteti por nuk eshte per te qeshur por per te qare! Ne keto poezi duket qarte edhe arsyeja pse duhet me ik me vrap nga ky vend.

Se harrova! Tema e forumit eshte “Mos e merrni seriozisht” por po nuk e morem seriozisht keshtu do te vazhdohet gjithmone! E deshperueshme apo jo?!

shakaja eshte gjysma e se vertetes, ne kete ras me shume se gjysma eshte e vertet :frowning:

Shume dakort me ju :frowning:

shume te bukura keto poezite bravooooooooooooooo :lol: :lol: :lol: :lol:

sa kam qeshur me keto poezit jane me te vertet shume te qelluara:D

ahahaha shum te smuta

O-Ohhhhhhh, sa per te qeshur e per te qare por edhe sa shume realitete dhe te verteta!

Dhe akoam ky realitet pas kaq vitesh nuk po na shqitet! Na eshte qepur si dheplra… pas… rrushit

hahaha shum e fort :smiley: