Moto GP

Piloti italian flet gjatë prezantimit të motorit të ri: Jam i etur për suksese të tjera

Yamaha ka prezantuar dje në internet, motorin me të cilin do të garojë në botërorin e vitit 2009 dhe kampioni i botës në fuqi, Valentino Rosi, tregon përshtypjet e para. Ai e ka provuar M1-in përpara pushimeve të dimrit. “Kam provuar në Valencia dhe në Herez, ku kam qenë shumë i shpejtë në krahasim me vitin 2008, - tha “Doktori”. - Kam besim se edhe pse jemi vetëm në hapat e para të punës, kemi kohë deri në prill për të përmirësuar më tej versionin e vitit 2009 të M1. “Ja cila ka qenë intervista e tij:

  • Pret përmirësime të tjera në testimet e fundjavës së ardhshme në Sepang?
  • Në Sepang, në javën e ardhshme, do të përdorimin motorin tonë, të dy motorët. Ata që do të përdor në gara, kësisoj duhet të miqësohem menjëherë dhe të gjej gjuhën e përbashkët. Por punojmë shumë me motorin dhe jemi duke u përpjekur, që të përmirësojmë momentin e hapjes së gazit. Kjo është pika në të cilën duhet të përqëndrohemi më shumë. Nuk duhet të humbasim terren në pjesët e drejta, si ka ndodhur vitet e fundit.
  • Asgjë nuk ka ndryshuar në skuderinë tuaj…
  • Kemi një ekip me dy pilotë në gjendje për të fituar titullin. Unë dhe Lorenco nisemi si të barabartë dhe të dy u ndjemë shumë mirë në 2008-n dhe mendoj se kështu do të vazhdojmë edhe sivjet.
  • Mendoni se Lorenco do të jetë rivali juaj për titullin?
  • Po, mendoj se Horge do të jetë një nga pretendentët kryesorë, sepse është më ekspert se në vitin e parë dhe pastaj sivjet kemi të gjithë të njëjtën gomë. Nisemi nga pozita të barabarta dhe mendoj se do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë për t’u mundur.
  • Përveç Horges, me kë tjetër do të luftoni për titullin?
  • Sipas meje rivali kryesor do të jetë Stoner. Pastaj, pres që edhe Pedroza me Lorencon të jenë shumë të shpejtë në pista të caktuara.
  • Ç’mendim keni për ndikimin e krizës financiare botërore në Moto GP. Kavasaki është tërhequr. Jeni i shqetësuar nga numri i pakët i pilotëve që do nisin kampionatin?
  • Të them të drejtën më shqetëson fakti që ishim vetëm 19 pilotë në vitin 2008 dhe tani mund të mbetemi 17. Të shpresojmë që drejtuesit e Kavasakit të gjejnë një zgjidhje për të pasur sa më shumë motorë në startin e kampionatit.
  • Çfarë duhet të ndryshojë për të rritur numrin e motorëve në garë?
  • E kam të vështirë të gjej një zgjidhje. Ndoshta duhen motorë më pak të sofistikuar dhe me kosto më të ulët.
  • Pas dy testeve të para, cila është përshtypja për “monogomën”? Mendoni se tani do të jenë garat edhe më spektakolare?
  • Eshtë pak shpejt për ta thënë, por sipas meje do të ketë më shumë spektakël, sepse të gjithë pilotët do të kenë goma të njëjta. Për fatin e mirë të shikuesve dhe për fatin e keq të pilotëve në fund të garës motorët do të jenë të vështirë për t’u kontrolluar. Nuk parashikoj rekorde në xhirot e fundit, por duelet në pistë janë të pashmangshëm. Të shpresojmë që të jetë më e bukur.
  • Çfarë tjetër duhet bërë për të pasur gara më të luftuara dhe spektakolare?
  • Në vitet e fundit, sidomos pasi motorët u bënë 800 kubiksha, ka pasur më pak gara të luftuara. Sipas mendimit tim kjo ka ardhur si pasojë e evoluimit të gomave, sepse pilotët shkojnë me shpejtësi shumë të madhe në kthesë dhe ka më pak hapësirë për parakalime. Pastaj, teknologjia e lartë elektronike vendosi ekuilibrin mes pilotëve. Ka filluar të ndikojë më shumë motori sesa talenti.
  • Të gjithë e dinë se i keni kërkuar Yamahas që të merrni pjesë në një garë të “Superbike”, me synimin për të sfiduar Troi Bejlisin. Jeni i zhgënjyer që nuk ua plotësuan dëshirën?
  • Ishte një ide e bukur dhe do të më pëlqente shumë. Doja të provoja një garë në “Superbike”. Do të doja të dueloja me Bejlisin. Fatkeqësisht është një periudhë e vështirë dhe nuk e pata mundësinë. Shpresoj që në të ardhmen të marr pjesë edhe në një garë në “Superbike”.
  • Keni arritur një rezultat interesant në rrally-n e Qipros. Mendoni një të ardhme në këtë sport?
  • Gjithmonë i kam pasur qejf garat rally, që kur isha fëmijë. Eshtë një pasion që nuk më ka ikur me kalimin e kohës. Kur kam mundësinë nuk heq dorë asnjëherë nga një garë e tillë. Dëfrehem jashtëzakonisht dhe ka shumë mundësi që kur ta mbyll karrierën time në Moto GP mund të marr pjesë në një kampionat rally. Por ka ende kohë, të ardhmen time të afërt e shoh duke pilotuar një motor.
  • Gjithashtu keni pasur mundësinë të provoni Ferrarin. Mendoni se jeni përmirësuar si “pilot F1″?
  • Ferrari dhe Formula 1 përbëjnë një emocion të veçantë. Unë gjithmonë kam qenë i apasionuar pas garave të të gjitha llojeve, me makina dhe me motora. Regjistrova kohë të mira dhe kjo do të thotë se mund të jem një pilot i shpejtë me Ferrarin. Në vitin 2006 vendosa përfundimisht që të qëndroj te motorat dhe kësisoj do të mbetet një dyshim i madh. Gjithsesi, falënderoj Ferrarin, që më ka dhënë mundësinë të provoj diçka të rrallë në Muxhelo.
  • E keni konsideruar ndonjëherë Formulën 1 si pjesë e së ardhmes suaj?
  • Si thashë edhe më parë, mendoj se më është dhënë mundësia, por unë zgjodha Yamahan. Unë e bëra zgjidhjen time dhe nuk mendoj se do të ketë mundësi të tjera.
  • Marko Simonçeli është një mik i juaji. Ç’mendoni për titullin që fitoi vitin e kaluar në 250 kubikë?
  • Po, e kam mik Simonçelin, është një djalë shumë i mirë. Stërvitemi bashkë dhe të them të drejtën më habiti titulli i tij. E dija që kishte potencal, por fitoi më shpejt sesa mendoja unë. Jam i lumtur për të, sepse e meritoi. Mendoj se mund të bëjë “bis” sivjet dhe pastaj të vijë në Moto GP.
  • Mendoni se mund të jetë një pilot i Yamaha-s në të ardhmen?
  • Unë mendoj se Simonçeli do të garojë në moto GP, sepse është një pilot i shpejtë dhe i ri. Por te Yamaha jam unë dhe Lorenco dhe mendoj se do të qëndrojmë edhe për disa vite. Për të do të ishte më mirë të shikonte prespektivën me një markë tjetër.
  • Do të vazhdoni të jeni menaxheri i vetes edhe në vitin 2009? Keni marrë në konsideratë të punoni me një menaxher të ri?
  • Jam shumë i kënaqur nga mënyra si kam vendosur të organizoj gjërat personale. Nuk kam nevojë për asnjë menaxher dhe nuk mendoj se kjo do të ndryshojë në vitet e ardhshëm. Jam më mirë i vetëm.
  • Nuk iu kanë mbetur shumë rekorde për të thyer. Jeni piloti që keni fituar më shumë në historinë e këtij sporti. Synoni të arrini rekordin e Agostinit me 122 fitore?
  • Natyrisht rekordi i Agostinit është shumë i rëndësishëm. Unë nuk jam shumë larg, por për ta arritur më duhet të garoj edhe për disa vite të tjera. Objektivi im kryesor është të fitoj ndonjë titull tjetër botëror, pastaj do të mendoj për Agostinin.
  • Jeni akoma i motivuar?
  • Unë ndihem i lumtur kur jam në pistë dhe synoj të garoj sa më shpejt, por mbi të gjitha kur punon me këtë grup njerëzit fantastikë te Yamaha, motivimi vjen vetvetiu. Garoj prej shumë vitesh dhe duhet të mbash përqëndrimin për të pasur ambiciet dhe inatin sportiv në nivelin e duhur për të qenë kompetitiv. Ndihem në formë.
  • Në fund, ju thatë se viti 2008 ishte më i vështiri në karrierën tuaj. Mendoni se 2009-a do të jetë më e vështirë, apo më e lehtë?
  • Viti 2008 ishte i vështirë dhe u impenjuam me të gjitha forcat tona për të fituar. Nga ana tjetër pres në 2009-ën akoma më të vështirë, sepse ka shumë pilotë që duan të marrin revanshin. Jam i vetëdijshëm se në 2009-n na pret një punë e madhe.

Burimi:Sporti Shqiptar

Piloti spanjoll i skuderise Honda Repsol, Daniel Pedrosa, ka rrezikuar serish karrieren e tij pas nje aksidenti gjate testeve me motor ne Katar.
Sipas mjekeve, te cilet kane kryer analizat e para, piloti ka pesuar nje frakture ne krahun e majte. Per te vene ne vend kocken e dale, mjeket do vendosin nje pllake metalike ne trupin e pilotit nepermjet nje operacioni kirurgjik. Per sa i perket gjurit te operuar vitin e shkuar, Pedrosa duhet te kryeje edhe nje nderhyrje tjeter per te rregulluar problemin.
Nuk dihet ende koha qe ai do te qendroje jashte pistave. Sezonin e shkuar, piloti spanjoll mungooi per disa gara pas nje aksidenti te dhunshem, duke i hequr vetes mundesine e garimit per titullin kampion

Pas 8 titujsh, kampioni nga Italia nuk është ngopur. Në Katar ai kërkon maja të reja për të pushtuar

Valentino Rosi nuk ka nevojë për stimuj për të mundur sërish Kejsi Stonerin dhe për t’u konfirmuar si kampion bote në MotoGP. Megjithatë, për t’i hapur oreksin, le të rendisim dhjetë rekordet që ai mund t’i përmirësojë këtë vit.
1) Nëse fiton titullin e katërt botëror me skuadrën Yamaha, Valentino do të linte pas Edie Lousonin, Uejn Rejnin dhe Keni Robertsin, që kanë nga tre tituj me këtë motor.
2) Valentino është rekordmen absolut për sa u përket pikëve të fituara: deri tani ka grumbulluar 3.720 pikë dhe ia ka kaluar edhe Loris Kapirosit (2.993) dhe Maks Biaxhit (2.892). Edhe 280 pikë i duhen për të kapur kuotën e 4000 pikëve. Një objektiv i arritshëm, duke ditur se vjet grumbulloi 373 pikë, në vitin 2007 dhe 2006 kishte grumbulluar përkatësisht 241 dhe 247 pikë.
3) Rosi, me 151 podiumet e arritura, ka nevojë edhe për tre podiume që të barazojë rekordin absolut të Xhiakomo Agostinit. Duke hequr vitin e debutimit të tij në 125cc, kur arriti vetëm dy podiume, në 12 sezonet vijuese ka fituar nga tetë podiume në vit, madje arriti të ishte 16 herë në podium në vitin 2003 dhe 2005.
4) Në klasifikimin e numrit të “pole position”, ai është i treti me 51 pole position në tre klasat e motorëve. Para tij renditen Maks Biaxhi (56) dhe Mik Dohan (5. Objektivin ai mund ta arrijë brenda dy-tre vitesh, duke qenë se me skuadrën Yamaha nuk ka arritur më shumë se pesë pole position në vit, ndërsa në vitin 2008 vetëm dy. Duhet të përpiqet më shumë.
5) Rosi mban rekordin e numrit të podiumeve radhazi: 23 (në mesin e të cilëve 13 fitore), të realizuar në vitet 2002-2004. Tani ai rinis garën, duke qenë se në pjesën e dytë të sezonit që shkoi ai arriti 9 podiume radhazi (7 fitore).
6) Valentino vjet arriti të merrte pikë në të gjitha garat e kampionatit (rekord që e kishte arritur edhe në sezonin 2003). Nëse arrin të bëjë të njëjtën gjë edhe sivjet, do të jetë piloti i parë që arrin një rezultat të tillë në këto gara.
7) Në xhirot e shpejta Rosi qëndron në vendin e dytë, me 57 të tilla, pas Xhiakomo Agostinit, që ka realizuar 69. Për të arritur këtë rekord, duhet të përsërisë sezonin 2003 me motorin Honda, kur bëri 12 xhirot më të shpejta në 16 gara.
Në lidhje me rekordin e “pole position” në këtë klas, Rosi mban vendin e dytë me 41 të tillë, ndërsa Mik Dohan ka 8. E vështirë që ta thyejë këtë rekord sivjet, kur dihet se ai nuk ka arritur më shumë se 9 “pole position” në sezon (në 2003 me Honda).
9) Fitore radhazi në Muxhelo: Rosi mund të shkojë në 8, për të ndjekur Xhiakomo Agostinin, që në Imatra (Finlandë) ka arritur 9 fitore (1965-1973).
10) Fitore në Itali: Në këtë klas, Rosi është i dyti me 8 fitore, 7 në Muxhelo dhe një në Misano vinit e shkuar. Nëse arrin të fitojë në Misano dhe në Muxhelo, Rosi do të kapte Mik Dohanin, që ka fituar 6 herë në Muxhelo, tre në Imola dhe një në Misano.

Edicioni i ri i Kupës botërore në motoçiklizëm starton këtë vikend me garën për Çmimin e madh të Katarit që do të mbahet në shtegun “Losail”.

Sikurse vitin e kaluar, gara e parë këtë edicion do të organizohet në Doha, nën ndriçimin e reflektorëve. Kampionati vazhdon me garën e dytë në Japoni për t’u transferuar në Evropë, në shtegun e Kserezit në Spanjë. Kjo sezon sipas orarit do të përfundojë më 8 nëntor me garën e fundit në shtegun “Rikardo Tormo“ në Valencia të Spanjës.

Favoritët më të mëdhenj për titullin Moto GP janë dy kampionët e fundit, italiani, Valentino Rosi nw Yamaha dhe australiani Kejsi Stoner në Dukati. Natyrisht se gjatë 17 garave sa do të organizohen këtë edicion të ri pritet që në luftë për titullin e kampionit të kyçen edhe disa motoçiklistë tjerë, si spanjollët, Daniel Pedrosa dhe Horge Lorenco, Andrea Dovicioso nga Italia dhe amerikani Niki Hajden.

[b]

Shiu në Katar bie vetëm tetë ditë në vjet, por Rossi, Stoner dhe shokët ishin të pafat dhe njëra nga ato tetë ditë ishte dje para fillimit të garës së parë të këtij sezoni në Moto G.P e cila duhej të zhvillohej në pistën „Losail“[/b]

Për shkak të pistës e cila u transferua në një moçale gara e parë Grand Pri e këtij sezoni u anulua dhe ajo sipas të gjitha paralajmërimeve duhet të fillojë sonte në ora 21:00. Nga pozita e parë në klasin mbretëror të motorëve garën për Çmimin e madh të Katarit do ta fillojë Kejsi Stoner në Dukati, para dy pilotëve të Jamahës, kampionit të tetëfishtë botëror Valentino Rosi dhe Horhe Lorenco.

Të reshurat e shiut mbrëmë prishën komplet programin e këtyre garave. Gara e motorëve në 125 centimetra kub u zhvillua vetëm katër xhiro, ndërsa fitorja i takoi Ianones, para Simon dhe Cortese. Në klasin e mesëm deri më 250 centimetra kub u zhvillua vetëm 13 xhiro, ndërsa fitoren e mori Hector Barbera,

Valentino Rossi eshte shfaqur menjehere protagonist ne pisten e Jerez ne Spanje gjate provave te lira te Moto GP.
Italiani kampion bote ka regjistruar kohen me te shpejte ne token iberike 1:39:647, duke lene pas bashkekombasin Loris Capirossi (Suzuki) me 364 te mijtat me shume. Ne vendin e trete eshte renditur rivali kryesor i italianit, Casey Stoner me 621 te mijtat me shume, i ndjekur nga Jorge Lorenzo dhe Andrea Dovizioso.
Pas dy garave te para te Moto GP, klasifikimin e udheheq spanjolli i Yamaha-s, Lorenzo, i ndjekur me nje pike me pak nga Rossi me dy vende te dyta dhe ish kampioni i botes, Stoner. Provat zyrtare do te zhvillohen neser dhe gara te dielen nen siglen e transmetimit te paketes SuperSport.

Valentino Rossi ka shënuar edhe fitoren e 100-të në karrierën e tij në Moto GP, pasi arriti në cak i pari edhe në garën e të shtunës në Assen, Holandë. Rossi fitoi me një përfundim të lehtë.
Ai humbi kryesimin në fillim të garës, por shpejt u rikthye për të shënuar fitoren historike. “Është një fitore fantastike, pasi kjo rrugë është e veçantë dhe ka shumë histori në të. Babai im fitoi këtë garë në kategorinë 250cc. Është kënaqësi kur arrin fitoren e 100-të”, ka thënë 30-vjeçari Rossi. Pas shtatë garash nga 17 sa ka sezoni, Rossi kryeson tabelën me 131 pikë, i ndjekur nga Jorge Lorenzo me 126 dhe Casey Stoner me 122, të cilët përfunduan në pozitat dy dhe tre edhe në garën e fundit.

[b]

Valentino Rossi ka arritur te regjistroje kohen me te mire ne provat zyrtare te Sachsenring. [/b]

Shiu ka lagur pisten gjermane por kjo nuk e ka ndaluar “doktorin” t’i rrembeje ne momentet e fundit vendin e pare shokut te skuadres, Jorge Lorenzo. Koha e kampionit te botes eshte 1:32:520, ndersa spanjolli u rendit i dyti me rreth 1 sekonde me shume.
Podiumi plotesohet me australianin Casey Stoner 1:42:251, ndersa me pas renditen Hayden, De Angelis, De Puniet, Edwards, Pedrosa, Capirossi, Kallio, Dovizioso, Vermulen, Melandri, Toseland, Canepa, Talmacsi dhe Ellias. Gara do zhvillohet neser ne oren 14:00 dhe do te transmetohet si perhere ne SuperSport.

rossi per mua me i miri i gjithe kohrave