Motorola zhvillon sistem operativ?

Pa marrë vesh fare opinioni, Motorola thuhet se ka mbledhur një ekip të zhvilluesve me qëllim të zhvillimit të sistemit të vet operativ mobil. Nëse nuk mund t’u besohet informatave të njerëzve brenda kësaj firme, inxhinierët gjatë muajve të kaluar janë huazuar një nga një nga Adobe dhe Apple, dhe krejt kjo me qëllim që të shmanget varshmëria e tepërt në të ardhmen nga Androidi.
Edhe pse disa blerje të fundit mund të aludojnë në një zhvillim të këtillë të situatës dhe kjo ka kuptim (një prej arsyeve pse Nokia ka shmangur Androidin), çështja është se në cilën fazë është tani projekti dhe a mos është tepër vonë tani – tani për tani të gjithë top prodhuesit e seksionit mobil të Motorolës punojnë në Android dhe thjesht nuk mund të paramendohet një transicion i lehtë dhe i shpejtë.
Përveç nëse sistemi operativ nuk do të jetë ndonjë lloj custom i Androidit, sepse nuk duhet harruar që Motorola ka patente për një numër të madh të teknologjive mobile të komunikimit dhe lehtë do të mund të zëvendësonte pjesët e licencuara nga Google në sistemin e vet operativ dhe në të njëjtën kohë të ruajë kompatibilitetin e aplikacioneve.

Tashme eshte teper vone per Motorolen! Spo merr Nokia superxhiro e jo me kjo qe ska marr ndonjeher!