Mourinjo nën hetim, federata gati dënimin

Për momentin nuk ka pezullim, por prokurori federal Palaci mund të marrë masa sot edhe ndaj De Rosit dhe Balotelit

Mllefi i nxjerrë në adresë të Juventusit, Milanit e Romës, do t’i kushtojë shtrenjtë trajnerit të Interit, Hoze Mourinjo. Federata Italiane e Futbollit, ka hapur dje pasdite një hetim ndaj portugezit, që do të “merret në pyetje” për të sqaruar atë që ka deklaruar në konferencën për shtyp të së martës. Një vendim identik është marrë edhe për mesfushorin e Romës Daniele De Rosi (”Ndodh si zakonisht, nëse Milano nuk mund të fitojmë dot”) dhe për sulmuesin Mario Balotelin, që ka provokuar tifozët romanistë pas golit me 11-metërsh dhe ka bërë një gjest jo të hijshëm ndaj Panuçit (i ka nxjerrë gjuhën duke e tallur). Si trajneri, ashtu edhe lojtarët, rrezikojnë gjoba dhe dënime, që duhet të merren sot pas shqyrtimit ligjor të çështjes.

VENDIMI - “Në kuadër të vlerësimeve të bëra nga Prokuroria federale, - lexohet në një komunikatë zyrtare, - nesër (sot), do të merren dhe masat relative ndaj sjelljeve dhe deklaratave të futbollistëve Baloteli, De Rosi dhe trajnerit Mourinjo”. Trajneri portugez është nën akuzë për frazat agresive dhe të rënda ndaj rivalëve të Interit në kampionat, mesfushori i Romës për fjalët e thëna pas ndeshjes në “San Siro” kundër zikaltërve dhe sulmuesi i ri për gjuhën e nxjerrë dhe gjestet ndaj tifozëve miq dhe Panuçit pas golit që shënoi me 11-metërsh, i cili u kundërshtua shumë nga verdhekuqtë. Pra, duhen edhe pak orë për t’u thelluar hetimi i hapur nga Federata Italiane e Futbollit dhe pastaj masat do të merren, ku para së gjithash Hoze Mourinjo rrezikon një pezullim.

Morati: Nuk komentoj! - Një ditë pas “stuhisë” së Mourinjos, Masimo Morati, ka zgjedhur heshtjen: “Nuk kam aspak ndër mend të komentoj”, - u kufizua t’u përgjigjet presidenti i Interit atyre që e pyesnin mbi polemikat e nisura nga trajneri zikaltër. Asnjë koment edhe ndaj fjalëve të numrit një të Juves, Xhiovani Koboli Xhilji, që e cilësoi jo të kënaqshme përgjigjen e Interit: “Përcaktojeni ju, mirupafshim”, - u tha Morati gazetarëve. Ndërkohë qenka një prapaskenë shumë e bukur pas konferencës për shtyp të trajnerit portugez. Sipas disa zërave, shfryrja e Mourinjos paska qenë e parapërgatitur. Duket që Hozeja e ka marrë vetë përgjegjësinë e situatës, duke lënë në plan të dytë presidentin Morati, i cili ka qenë në qendër të polemikave pas disa çështjeve jo pa rëndësi, si për shembull ajo e Mario Balotelit. Pra, një Mourinjo “luftarak”

KOMUNIKATË ZIKALTËR - Juventusi kërkoi të merrej qëndrim ndaj deklaratave të Mourinjos dhe klubi zikaltër iu përgjigj me një komunikatë zyrtare, por pa dashur “të distancohen”, siç kërkonte Koboli Xhilji. Interi i del në mbrojtje trajnerit portugez: “Klubi i Interit, pasi e lexoi me vëmendje komunikatën e Juventusit, nënvizon që Hoze Mourinjo, iu përgjigj në mënyrë të qartë një sulmi në nivel të barabartë, - pohon klubi kampion i Italisë. - Trajneri ynë shprehu idetë e tij, pa insinuata, pa keqdashje, me sinqeritet, sipas stilit të tij, shumë i çmuar nga klubi.”

Policia angleze ka nisur një hetim pas denoncimit të bërë nga një tifoz i Mançester Junajted se është goditur me grusht nga trajneri i Interit, Hoze Mourinjo, në përfundim të ndeshjes së Champions-it në ambientet jashtë stadiumit “Old Traford”. “Një person ka thënë se është goditur me një grusht në fytyrë jashtë stadiumit “Old Traford”, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë së Mançesterit. Por klubi zikaltër dhe trajneri kanë përgenjeshtruar kategorikisht. “Pak mbas mesantës na ka ardhur denoncimi i një personi, i cili ka thënë se është goditur jashtë stadiumit”, lexohet në komunikatën e publikuar nga policia. Mançester Junajted nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment në lidhje me këtë akuzë.

Nuk mbarojn problemet me Mourinjon

Eliminimi i Interit nga Liga e Kampioneve mund te kete pasoja. Masimo Morati eshte terbuar fare, ndersa Mourinjo kerkon ta revolucionoje skuadren. Ne kete pike, mbetet vendimtar takimi mes te dyve. Portugezi do t’i thote Moratit qe ka stervitur nje skuader te cilen nuk e ka ndertuar ai dhe se duhet te beje shume ndryshime. Dhe nese Morati nuk do ta pranoje projektin e Mourinjos, mund te vije “divorci” mes tyre.
Me gjithe lojen e mire qe ka zhvilluar Interi, Morati nuk e kakaperdire lehte eliminimin dhe mbi te gjitha kujton akoma barazimin ne Qipro dhe humbjen ne Greqi me Panathinaikosin. Mourinjo ishte afruar nga Morati pikerisht per te ndryshuar ne ndeshjet nderkombetare. Portugezi do t’i meshoje faktit qe nuk i ka bere ai blerjet, por paraardhesi i tij. Mourinjo, pervec rikthimit te Akuafreskes,do te kerkoje pese blerje te reja. Nje mbrojtjes, dy mesfushore, nje lojtar krahu, dhe nje sulmues. Tani radhen e ka presidenti, qe ne rast se nuk do te pranoje, mund te prishe marreveshjen me Mourinjon. Ndoshta Portugezi mund te rikthehej te Celsi. Keshtu do te ishte perseri “I vecanti”.