Nano kandidati me serioz per President i Shqiperise

Ish-lideri i së majtës, njëkohësisht ish-kryemisnitri i Shqipërisë Fatos Nano mori sot “bekimin” e SHBA, në lidhje me ambicien e tij për tu zgjedhur presidenti i ardhshëm i shqiptarëve. Kreu i prezencës së SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu pas takimit me ish/liderin e së majtës deklaroi për mediat se Nano është kandidatura me serioze për kreun e shtetit.

“Kam përshtypjen se jeni tejet të qartë, por edhe kur të takohem me Fatos Beun do më pyesni për të njëjtën gjë. Jam i kënaqur që zori Nano mori kohë nga axhenda e tij për të më takuar. Jemi takuar disa herë dhe pres të takohem edhe herë të tjera. Sikurse për shumë shqiptarë, një nga programet e mia të preferuara është “Zonë e lirë”, zoti Çani po ju ndjek edhe ju gjithashtu dhe çdo javë. Është interesante të shoh listën e kandidatëve që ai ka 12 apo disa të tjerë. Qartazi disa kandidatë janë më seriozë se të tjerët dhe zoti Nano është në këtë kategori ndaj është e rëndësishme të vazhdojmë diskutimet tona”,- deklaroi ambasadori Arvizu.

Në këtë linjë ambasadori amerikan vlerësoi se zgjedhja e presidentit duhet të mbështetet në Kushtetutë, duke shtuar se është një proces plotësisht dhe qartësisht shqiptar.

“Pika e dytë është procesi përzgjedhës i presidentit. Dua të nënvizoj se ky është një proces qartësisht shqiptar. Por, gjithashtu do të doja të theksoja se ka shumë implikime, që kanë lidhje me drejtimin e vendit në të ardhmen ashtu sikurse lidhur me marrëdhëniet e vendit me komunitetin, sikurse marrëdhëniet me SHBA. Ne nuk po flasim për zgjedhjen e një ministri, por bëhet fjalë për presidentin e Republikës së Shqipërisë. Kështu që parakushtet dhe kërkesat janë të vendosura qartësisht në Kushtetutë. Duhet një proces Kushtetues, pasi nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e një ministri, por presidentin”,- theksoi Arvizu duke shprehur besimin e plotë se kryeministri dhe çdo shqiptar e kuptojnë shumë mirë.

Një nga cështjet, tek të cilat u ndal ambasadori Arvizu ishin edhe qëndrimi që Nano bëri pak ditë me parë për “21 janarin”, e cila ngjalli jo pak debate nga deputetë opozitarë. Arvizu vlerësoi deklaratat e ish-kryeminsitrit Nano si të balancuara dhe objektive, ndërkohë që përmbylli fjalën e tij duke thënë se Shqipëria ka nevojë për një lidership pozitiv dhe theksoi se shumë nga këto gjëra pozitive janë të mbledhura te Fatos Nano.

“Ashtu sic shumë shqiptarë e kam parë intervistën televizive të Nanos në Top Story. Zoti Nano bëri disa pika interesante dhe të rëndësishme, një nga pikat e veçanta është me 21 janarin. Mendoj që komentet e bëra me 21 janarin janë më objektivet dhe të balancuara dhe mirëmenduara që i ka bërë njeri deri sot. Jo të gjithë e besojnë këtë dhe ai parlamentar që mendon kështu të mbajë qëndrimet e tij, por nuk jam dakort me të plotësisht dhe po mendoj për familjet e viktimave kur e them këtë gjë. Për kujtimin e personave që janë vrarë për të mirën e vendit, ne kemi nevojë për proces shërimi. Kemi nevojë për njerëz që japin mendime të vyera, ajo që nuk na duhen janë komente të tilla që janë bërë për fitim të shkurtër pozitiv. Mendoj se kemi nevojë për lider pozitiv dhe mendoj se shumë nga këto gjëra pozitive janë të përqëndruara në zotin Nano”,-përfundoi deklaratën e tij ambasadori Arvizu.

Ta gezojme presidentin e ri te Shqiperise!

Mendoj se eshte personi me i duhur nga kandidaturat qe jane bere.

Prit se nuk e ka miratuar akoma Saliu kandidanturen e Nanos, ai i ve vulen ketij muhabeti, si do thote ai do behet

Ashtu mendoj edhe un por varet si mendon Saliu

Po cfar thuani mo ! ky puro grek ca ka ber per shqiperi se kuptoj?

lol, Po berisha ca eshte? :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue:

P

Po nuk e mbroj edhe berishen, ama ky se di per cfar do krenoheshti me te .

qe ta kuptosh se ca thot ky nanua duhet te mbash me vete nje fjalor shqip shqip :lexo:…:stuck_out_tongue:

Nuk e besova para 4 vjetesh kur Nano u “largua” nga politika dhe deklaroi (bashke me Saliun) qe do behesh president ne mandatin a ardhshem!

Ishte shume qesharake! por tani fatkeqsisht e vertet!

Nuk me intereson se kush e kush behet president, por menyra se si po manipulojne popullin!

Populli eshte “topi” ne nje fush futbolli, ku futbollistet bejne lojen e tyre :slight_smile:

hahahahahahahahahahahahahaha
1.nanua
2.albanua
xDDDD

Cne Grek Nano moj, Nano shkon gjithmon ne Greqi por shkon per te bere ndonje dore bixhos:P

Ky do ta mari meduket