National Geografic zgjedh fotografinë e Alban Dragoshit

Revista prestigjioze “National Geografic” në mesin e fotografive më të mira ditore ka zgjedhur edhe foton e fotografit kosovarë, Alban Dragoshit .

Në 12 fotografi të ditës së sotme është përzgjedhur edhe ajo e Dragoshit .

Fotografia e Albanit është bërë në fshatin Sojevë dhe paraqet brymën e madhe dhe mjegullën e cila ka mbretëruar këto ditë në Kosovë.