Ndalohet prodhimi i shisheve për bebe me bisfenol

Bruksel, 9 mars -Nё vendet e Bashkimit Evropian më 1 mars ёshtё ndërprerë prodhimi i shisheve pёr foshnja, të cilat nё pёrbёrje kanë edhe elementin e diskutueshёm kimik bisfenolin A-BPA, i cili pёrdoret nё prodhimin e plastikёs pёr produktet ushqimore.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht efekti i dëmshëm i BPA, BE-ja me direktivё tё lёshuar nё janar si masё sigurie dhe preventive ka ndaluar nё tregun e vet shitjen dhe importin e shisheve tё prodhuara nga ky material, përcjellin mediet franceze.
Ekspertёt kanё tёrhequr vёrejtjen se, gjatё nxehjes sё kёtyre shisheve, molekulat e BPA mund tё lirohen nё qumёshtin i cili gjendet nё to, dhe dyshohet qё kёto substanca ndikojnё negativisht nё zhvillimin dhe sistemin e imunitetit tё fёmijёve, dhe madje mund tё nxisin edhe shfaqjen e tumoreve. Shitja e shisheve nga BPA mё herёt ёshtё ndaluar nё Kanada, Australi dhe në disa vende amerikane.

Tani e ndalojn ata :stuck_out_tongue:

ket desha dhe un ta them

me mire von se kurr :slight_smile:

Po po von thua ti me mir:P

un nuk jam ushqy ne ket menyr per fat te mir hehe

Mos me thuaj qe gjith kohes me…