Nderkohe qe ti sheh ndeshjen...e dashura te tradheton.....

43 për qind e femrave mendojnë ta tradhtojnë partnerin gjatë ndeshjeve, nëse ai është një tifoz i futbollit. Duket se tashmë femrat kanë kaluar nga ankesat e tipit “pse më lë vetëm e shkon të shohësh ndeshjen me shokët” te “hakmarrja” konkrete.

Sipas sondazhit të kryer nga Ashleymadison.com, një faqe në internet që merret me tradhëtitë në çift, më shumë se 2 gra në 5 përfitojnë nga rasti për ta tradhtuar partnerin gjatë kohës që ky I fundit është “zhytur” në një ndeshje futbolli.

“Një ndeshje fotbolli është rasti i artë i femrave, – thotë autori i sondazhit. – Në këto raste, burrat janë shumë të përqendruar tek ndeshja dhe gratë nuk kanë nevojë të shpikin justifikime për të dalë nga shtëpia në çfarëdo ore”.

Sipas sondazhit, 67 për qind e femrave që nuk zgjedhin “arratisjen” kur partneri sheh ndeshjen kanë preferenca të tjera si shoping (21%), një kafe me shoqet (19 %) dhe një film në kinema (2%).

Ndërsa 15 % e femrave duket se janë edhe vetë tifoze. Ato nuk ndihen aspak të lëna pasdore, por e kuptojnë zgjedhjen e partnerit dhe e mbështesin atë.

:mendoj::mendoj::mendoj::mendoj: … me aq ndeshje sa kam pa une i bie tja kisha kalu edhe drereve nga briret :stuck_out_tongue:

hahahahahahhahahaha keshtu eshte kur ju meshkujt i kushtoni rendesi futbollit me shume se sa femrave,

Nuk eshte e vertet kjo

po pse e thua si me keq ardhje ti?..

keshtu thone,keshtu qe kujdes,mos rrini tere diten e perendis duke pare ndeshjet!..hahahahahahah

aaahuuuuuuu erinda

gjithe meshkujt shikojne futboll
ju na tradhetoni me shoqen i bie???
apo me ndonje shoqe mashkull/ gay???

po eshte te na tradhetoni me shoqe thojani partnerit se vetem per kete tradheti ska me te thane gje (my idea)
se disa studime te tjera thone se mashkulli enderon te kete nje partnere open mind qe te therasi dhe shoqen e saj

ti pa tjeter qe e kupton shqipen por bene si jasht tokesor…
je komplet out ti
jo te gjithe meshkujt jane te apasionuar pas ndeshjeve,ajo pjese qe nuk e frekuenton ndeshjen merren me keto gjera…
flen me te dashurat e sy lesheve,qe shohin sportin,

ok erinda

hahahahhahahhahahhahahha stop dhunes ndaj femrave,hahahahahahhaha

Shume e sakte… ajo pjese qe nuk ndjek futbollin nuk jane meshkuj :wink:

s`besoj qe eshte e ver8 kjo, se ashtu i bie mos te martohemi fare…

pse e kishe ne plan ti???

te jesh i zoti ta mbash sa me afer njeriu e zemres nuk ka arsye te te tradhetoj,

ti dhurosh dashuri nuk ka arsye pse ta beje

por kur je gjithe kohen i dhene pas budallalliqeve dhe ajo pa dyshim do gjeje dike te plotesoj nevojat e saj njerezore…

hahaha, po edhe ne e kemi ate lirine tone nga1her :smiley:

sikur je qe keni qejf te beni shopping, etj… edhe ne kemi qejfet tona…

kuptohet qe kur nuk i rrin afer etj lidhja shkon duke u shkaterruar, por duke u bazuar tek tema sma merr mendja ket gje.

pa dyshim qe meshkujt kane nevoj per hapsire…shume madje…
por jo te harrojne se per krah kane nje njeri qe kane lidhur jeten…
po cfare te te them,meshkujt si meshkujt…nuk ju mjafton koha asnjehere…gjithmone do enden rrugeve…ne kerkim te mendjes…hahahahahahhahah

jo pfffffffffff e vogel
por PFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFF e madhe
kush e ka ate mendje per ta tradhetuar , e ben ne cdo moment te dites ( apo nates )
kshu qe , jam e bindur se nuk esht e vertet

ndeshja 45 min zgjat ( se di sakt kte :stuck_out_tongue: )…po kur jan ne pun 8 or ? i bie te bejn namin kto :lol:…

Ajo qe e ka ne gjak te tradheton kur sta pret mendja, edhe ne 3 te nates, por jam dakort edhe kur ka ndeshje eshte mundesia qe te tradhetoje, sepse meshkujt jane te fiksuar pas ndeshjeve, ata qe i ndjekin kuptohet, eshte nje mundesi e mire kjo per keto lloj femrash

po pra nuk presin te kete ndeshje qe te tradhetojne!

keshtu jane bere gjerat mbrapsht…

90 min zgjat ndeshja :stuck_out_tongue: + 3 deri ne 5 minuta shtes, 95min komplet :stuck_out_tongue:

Skandal. kush ka thene kete se ndeshja zgjat 45 minuta ka len name.

hahahahahhahahhaha sa kam qeshur me ket o zot,