Ndërroi jetë këngëtarja shqiptare Emmy

Këngëtarja Emmy që u aksidentua dy ditë më parë nga një biznesmen, ka gjetur vdekjen sot në Spitalin Ushtarak ne Tirane.

Këngëtarja Elsina Hidersha, e njohur me emrin e arti Emmy, kish marrë plagë të rënda në trup dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk arriti të mbijetonte, ben te ditu NOA.

Ndërkohë që policia ka arrestoi dje biznesmenin që e goditi atë me makinë. Ndaj tij tashmë rëndon akuza për vrasje.

Personi që e goditi atë më makinë është një biznesmen 47 vjeç nga Mitrovica,i njohur në fushën e turizmit dhe hotelerisë në Kosovë, i cili më parë ka qenë i dashuri i saj. Ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë, pasi biznesmeni kish marrë vesh së këngëtarja ishte lidhur me një person tjetër.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Sadik Petrela”, ku ndodhet një nga lokalet më të njohura të natës në Tiranë, ku edhe këndonte këngëtarja 22-vjeçare. Sipas policisë personi i arrestuar është Haziz Kelmendin, NOA

Sa keq, për vajzën, akoma më keq të vjen kur shef që shtohen injorantët.

Sa keq po me vika. Shume e re…

sa keeeq … un ne fakt sa do e postoja si tem kete se me doli direkt po paska qen me shkathet lovee :slight_smile:

Boh gjynah se eshte e re

//youtu.be/yczcyPkyhWI

Shume gjynaf! :frowning:

Këngëtarja Elsina Hidershaj e njohur me emrin e artit “Emmy” ka ndërruar sot jetë në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, ku ndodhej prej dy ditësh në gjendje kome. Lajmi konfirmohet nga mjekët e Spitalit Ushtarak.

22 vjeçara është përplasur nga një automjet në orët e vona të së shtunës në të dalë të një pubi në afërsi të "Varrit të Bamit�, në Tiranë. Policia ndërkaq ka arrestuar si autor biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi, 44 vjec, pasi akuzohet se ka përplasur qëllimisht këngëtaren.

Elsina Hidershaj 22-vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “Let it play”, “Pse të dua ty”, “Rastësisht u pamë”, “A ma jep”, etj

… sa gjyna :frowning: :frowning: :frowning:

Emmy e ndjerë, lë këtë botë me veshje nusërie

Pikellimi ka kapluar shtëpinë e këngëtares Emmy ose Elsina Hidersha, 22 vjeçares që u aksidentua me makinë, pas një sherri me të ish-të dashurin e saj, biznesmenin kosovar A.K. 44 vjeç.

Shtëpia e Emmy-t ndodhet pranë zonës së liqenit Artificial pjesë të cilën e kap komuna Farkë. Është një vilë tre katëshe, ende i pambaruar kati i fundit, e ndërtuar me djersën e prindërve që punuan për vite me radhë në Greqi, si dhe biznesit që kishin në Tiranë.
Vila ndodhet shumë pranë varrezave të fshatit, e duket sikur kanë ndjellë ogur të keq në shtëpinë e Idërshajve, të cilët janë me origjinë nga Skrapari. Të afërm e fqinjë, hyjnë e dalin.

Edhe pse mezi mbahet më këmbë nga dhimbja,i vetmi nga familja që merret me organizimin e varrimit është babai i Emmy-t, Aliu.

“ Një herë në jetë s’më kërkoi gjë. Ishte e zonja e vetes dhe unë e admiroja për këtë”, thotë ai per ‘‘Gazeta shqiptare’’.

Ai e donte shume vajzën e tij, e cila duket sikur ka marrë shumë nga i ati.
“ Ajo ishte fëmijë i mirë, jo sepse është i imi. Kurrë nuk ka qenë problematike dhe kurrë s’na ka sjellë shqetësime. Të gjitha problemet i diskutonte në familje, madje ajo ishte aq e lidhur me ne, sa edhe menaxherin e saj e zgjodhi brenda nesh”, thotë babai Emmyt ndërsa duart vazhdojnë i dridhen si purtekë.

Sipas ‘‘Gazetes shqiptare’’, per kengetaren e ndjere eshte zgjedhur veshja e fundit, qe do te jete fustan i bardhe nuserie, me porosi të babait te saj.

I ati i këngëtares: Emmy-n e vranë, biznesmeni e paralajmëroi para 10 ditësh

Këngëtarja Elsina Hidersha, e njohur në art me emrin Emmy, pasi qëndroi disa orë në koma, ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak, në Tiranë.

Artistja, e cila u bë mjaft e njohur katër vitet e fundit, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda në kokë që pësoi pas përplasjes me makinë nga biznesmeni kosovar Aziz Kelmendi, tashmë i arrestuar.

Për babanë e Emmy-t, Ali Hidershën, ajo që i ndodhi vajzës së tij është një vrasje e qëllimshme, e paramenduar madje edhe e paralajmëruar nga ana e autorit.

“Dhjetë ditë para ngjarjes, autori e kishte kërcënuar vajzën time, duke i thënë se do ta vriste në raste se nuk do të lidhej me të”, u shpreh Ali Hidersha, gjatë një interviste për gazetën “Panorama”.

Madje, ai ndihet fajtor se përse nuk bëri një kallëzim në polici pas këtij kërcënimi dhe nuk do të gjejë qetësi derisa njeriu që i mori jetën të bijës të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, edhe pse sipas tij ai është njeri me para dhe dyshon se mund të ketë lehtësira.

Gjynah kjo e shkreta!

Po si esht lidh me ket biznismen kjo esht e re kurse ai plak 44 vjeq pufpufuf kjo ngjarje ishalla i mbush mend edhe tjera femra te reja te cillat dashurojn burra te moshuar :frowning:

Po edhe kjo do ket pas pak faj

un se njihja , po po me vika shum keq :(…

labe nuk e di nqs e ke degjuar ate kengen : a ma jep e kendon emmy … kam probleme me internetin po do te ta tregoja vet …

Mjer ajo qe iku, po ky asnje dite burg ska per te ber!

ouu , pse kshu ??? edhe deputet te ish zoteria ne fjal , do denohej qe cke me te …ka marr jet njeriu , si thon pak !

Ai denohet per sy e faqe! 1 hotel gjykatesit e beri burgun, ca dhoma policeve!!!

Vdekja e Emmyt, burg pa afat autorit
Gjykata e Tiranës e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e kosovarit Aziz Kelmendi për akuzën e vrasjes me dashje të 21-vjecares Elsiana Hidershaj, apo sic njihej ndryshe Emmy.

I akuzuari, për të cilin gjykata shpalli masën “burg pa afat”, ndodhej në sallë dhe sipas avokatit të tij gjatë seancës me dyer të mbyllura ai ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

Në vijim të kësaj i pandehuri ka kërkuar një masë më të lehtë, duke shpjeguar versionin e tij për grindjen mes tij dhe viktimës, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak.

47-vjecari ka pranuar se kishte patur një raport dyvjecar me këngëtaren, histori e cila sipas tij ka qenë drejt mbylljes.

Sipas tij, ai kishte shkuar në lokal për t’i lënë një porosi dhe duke qenë se ndodhej nën shoqërinë e një femre tjetër, pikërisht këtu kanë nisur mosmarrëveshjet.

I pandehuri, sipas avokatit të tij, ka shtuar se pas sherrit vajza ka tentuar të hipë në makinën e tij, e cila ishte në ecje, duke sjellë kështu edhe tërheqjen zvarrë të saj.

Por përkundër këtij qëndrimi, prokuroria dhe policia kanë dyshime të tjera. Hetuesit pohojnë se vajza është përplasur qëllimisht, madje edhe pas kësaj 47-vjecari e ka goditur sërish me makinën e tij.

Elsiana Hidershaj u bë e njohur katër vitet e fundit për interpretimin e disa këngëve.