Ndotja ndikon në inteligjencën e fëmijëve

Shkencëtarët për herë të parë kanë bërë lidhjen ndërmjet ndotjes së ajrit para lindjes së fëmijëve dhe koeficientin më të ulët të inteligjencës së tyre.

Shkencëtarët kanë zhvilluar një studim me 249 fëmijë të lindur në New York. Studimi ishte kufizuar te femrat me status të ulët social, të cilat jetojnë në pjesët e qytetit, siç është Manhattani dhe Bronxi, të cilat janë të ekspozuara ndaj ndotjes tipike urbane, kryesisht nga automjetet, autobusët dhe kamionët.

Fëmijët e lindur nga këto shtatzëna, në moshën pesëvjeçare i janë nënshtruar testit të inteligjencës dhe është vërtetuar se ata të cilët kishin qenë në barkun e nënave që i janë ekspozuar ndotjes së ajrit, e kishin pasur të vështirë të zgjidhnin këto teste.

Diferenca është në 4-5 pikë, gjë që ekspertët thonë se shtë dallim i madh dhe mund të ndikojë në arritjet dhe suksesin e tyre në shkollë.

Me kete eksperiment i bie qe te gjitha femrat qe duan qe femijet e tyre te jene inteligjente, te qendrojne ne ambiente te gjelberuara dhe te pastra derisa te lindin. Disi e parealizueshme.

keto femra duhet te rrine ne gjelberim i coj tek nje park ku ka vetem peme dhe ne shpi duhet te kete peme dhe kur te flej gjum duhet te kete peme hhahah :smiley:

Tani femrat qe jane shtatezane duhen te perpiqen qe te rrijne sa me pak ne ambjente te ndotur…:cool: