Ndryshohet kalendari, me rregullore “fiton” Tirana

[b]Bardheblutë dhe Vllaznia nuk gjejnë akordin. Sektori i garave vendos në favor të kryeqytetasve

Rregullat për përcaktimin e renditjes

Neni 26 [/b]

Në rast pikësh të barabarta, ndërmjet dy ose më shumë skuadrave, veprohet duke mbajtur parasyshë rregullat e mëposhtëme:
a) Pikët e grumbulluara si rrjedhojë e takimeve direkte ndërmjet këtyre skuadrave.
b) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në takimet direkte
c) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë gjithë kampionatit

Kalendari i fazën së tretë të kategorisë superiore u ndryshua dje, dhe në bazë të rregullores së FSHF së për përcaktimin e renditjes, u vendos që Tirana të jetë në vendin e parë, ndërsa Vllaznia e dyta. Duhet thënë se ka qenë një ditë shumë e gjatë dhe e lodhshme ajo e djeshmja, duke filluar nga drejtuesit e FSHF-së dhe shefi i sektorit të garave, Ilir Shulku.

Edhe pse në orët e vona u zhvillua një mbledhje mee përfaqësuesit e dy klubeve, për të gjetur mundësinë e një akordi, si Tirana ashtu edhe Vllaznia mbrojtën pikëpamjet e tyre. Përballë këtij qëndrimi, FSHF-ja vuri veton. Pra, sipas vendimit të marrë nga sektori i garave, ekipit bardheblu i takon vendi i parë, bazuar në pikën “C” të nenit 26, në të cilën shkruhet:

“Merret parasysh diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë gjithë kampionatit.” Në bazë të këtij interpretimi, përfiton Tirana, pasi e ka golavarazhin në shifrat 34 të shënuar dhe 17 të pësuar, ndërsa Vllaznia 31 me 20. Për të arritur deri te ky vendim, është dashur shumë kohë, e aq më tepër kur një ditë më parë FSHF ja, nëpërmjet shefit të garave, Shulku, bëri të ditur se kreu i superiores i takon Vllaznisë.

Kjo shkaktoi reagimin e menjëhershëm të klubit bardheblu. Dhe dje, pas rishikimit edhe një herë tjetër të rregullores, u vendos ndryshe. Duke parë që dy pikat e para të nenit 26 nuk zgjidhnin gjë për renditjen përfundimtare, u interpretua pika e tretë. Mësohet se FSHF ja vendosi kështu, pasi në pikën dy, ku shkruhet:

“Merret parasysh diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në takimet direkte”, nuk është e specifikuar, që favorizohet ekipi që shënon në fushën kundërshtare. Në këtë rast ka shënuar Vllaznia në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë (barazim 1 1), por gjithsesi rregullorja nuk ka asgjë specifike.

Ndërkohë, për të qenë i sigurt në këtë vendim, mësohet se sekretari i përgjithshëm i FSHF së, Arben Bici, është konsultuar edhe me homologë të federatës italiane, të cilët i kanë dhënë miratimin. Kjo është bërë pasi modelin e përcaktimit të renditjes përfundimtare, FSHF-ja e ka marrë nga Italia.

Tahir Kastrati
Dhuna ndaj gjyqtarëve, reagon presidenti i shoqatës
Pas shpërndarjes së çmimeve për arbitrat dhe asistentët më të

mirë të vitit që lamë pas, presidenti i shoqatës së gjyqtarëve, Tahir Kastrati, ka folur për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur ndaj “bluzave të zeza”. Duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj kryesorëve, Mentor Sopjani dhe Shkëlqim Balliu, në javën e fundit, ndër të tjera Kastrati tha: “Fenomeni është shumë shqetësues dhe për këtë gjë ne si shoqatë, pasi të mblidhemi do të dalim me një komunikatë në ditët në vijim. Dua të theksoj se hallka më e dobët janë stafet e klubeve, që nuk organizojnë normalisht një ndeshje.”
Ndërkohë, stemat e arbitrimit të FIFA-s për vitin 2009 do t’i mbajnë përsëri kryesorët Sokol Jareci dhe Albano Janku. Ndërsa asistentët janë po të njëjtët: Ergin Doda, Emiljano Biçaku, Arjan Mali dhe Denis Rexha. Nga ana tjetër, arbitri i FIFA-s për minifutboll u emërua Kreshnik Hakrama. Gjithashtu, FSHF dorëzoi pllakadat si arbitri dhe asistenti më i mirë, Remzi Sadikut dhe Gëzim Kokës.

  • Dje, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Arben Bici, bashkë me shefin e sektorit të garave, Ilir Shulku, vizituan gjyqtarin e dhunuar, Mentor Sopjani, në ndeshjen Tërbuni-Kastrioti.