Ne France votohet per President

Votuesit francezë votojnë të dielën në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat pritet të përfundojnë me fitoren e udhëheqësit të parë socialist në Francë në gati dy dekada. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Paris Lisa Bryant ndoqi disa nga mitingjet më të fundit të presidentit konservator Nicolas Sarcosy dhe rivalit të tij kryesor, socialistit Francois Hollande.

Të ndjekim kronikën: Është një ditë e ftohtë dhe me erë, por ky miting fushate para kështjellës së shekullit të 14-të “Chateaux de Vincennes” po mbahet në një atmosfere festive. Njerëzit mbajnë radhën për të marrë mish të pjekur në barbeque, apo salçiçe picante afrikanoveriore, ndërsa dëgjojnë muzikë. Por shumica e tyre presin që kandidati i Partisë Socialiste Francois Hollande të mbajë një nga fjalimet përfundimtare para votimeve të së dielës.

Mes përkrahësve të zotit Hollande është 60 vjeçari Patrice Marshall, nga lagja periferike Nanterre e Parisit.

Ai thotë se ka kohë që e mbështet Francois Holland-in, për shkak të cilësive të tij njerëzore, ngaqë ai mbron vlera socialiste, si solidariteti. …Dhe një tjetër arsye e rëndësishme, thotë ai, është se Hollande mund të jetë personi që do t’i zerë vendin presidentit aktual, Nicholas
Francois Hollande është veteran i skenës politike franceze. Ai ka kryesuar Partinë Socialiste për vite me radhë. Por ai nuk ka mbajtur kurrë një post të lartë qeveritar dhe në përgjithësi, nuk konsiderohet si një figure karizmatike. Ai e di këtë dhe e përshkruan veten si një “njeri normal”. …Dhe anketat e paraqesin atë në një finish të njëkohshëm me Nicholas Sarcozinë, në raundin e parë të zgjedhjeve dhe si fitues në të dytin.

Presidenti Sarkozi dhe zoti Hollande nuk janë kandidatët e vetëm në zgjedhjet e së dielës në Francë. Janë gjithsej 10 kandidatë presidencialë, mes tyre Marine Le Pen e ekstremit të djathtë dhe Jean-Luc Melenchon i së majtës ekstreme, të cilët sipas anketimeve pritet të dalin në vend të tretë dhe të katërt.

burimi:voa

Nicolas Sarcosy i uroj prap te fitoj edhe ashtu e ka grun e mir i takon:D

Francois Hollande eshte fituesi!