Në Malajzi kapet pitoni gjigant 8 metrash (foto)

[b]Një piton gjigant është gjetur në një punishte në Malajzi dhe doli se bëhet fjalë për gjarprin më të gjatë të kapur ndonjëherë.

[/b]Gjarpri u vlerësua të jetë i gjatë tetë metra, që është më i gjatë nga Meduza, kampionit paraprak në Librin e rekordeve të Guinnessit, transmeton Koha.net.

Pitoni rrjetor, një lloj që jeton në Azinë Juglindore, është parë në një pjesë të punishtes në Paja Terubong, zonë e ishullit dhe e parajsës turistike Penang.

Herm Harisjam, nga Shërbimi Civil i Mbrojtjes, i tha Guardianit se punëtorët kishin thirru ndihmën urgjente dhe se u ishte dashur rreth gjysmë orë për të kapur gjarprin.

Ky piton, i cili ishte gjetur të enjten nuk ka mbijetuar edhe gjatë, pasi të dielën kishte ngordhur, raporton BBC.

“Tetë metra i gjatë dhe i rëndë 250 kg” , ka sqaruar gazeta britanike.

© KOHA