Në qarkullim një këngë e padëgjuar e Jackson

Nga e hëna fansat e ikonës së ndjerë të muzikës pop, Michael Jackson, do ta kenë mundësinë ta dëgjojnë një këngë të re, e cila do të jetë pjesë e dokumentarit “Michael Jackson’s This Is It”.
Kënga e re, ku si vokalë përcjellës janë vëllezërit e Michael Jacksonit, jepet premierë në faqen MichaelJackson.com.

Ndërkohë kënga e kompletuar do të jetë pjesë e dokumentarit që do të dalë në treg nga 28 tetori, ndërsa kjo këngë ishte përgatitur për albumin e vitit 1991 “Dangerous”, por nuk u përfshi në të.