Ne "treg" leternjoftimi i pare

Prodhohet karta e pare e identitetit. Pas me shume se tre javesh, qe nga nisja e procesit te aplikimit per marrjen e kesaj karte, eshte peruruar dje Qendra e Personalizimit te kartave biometrike te identitetit dhe pasaportave elektronike dhe per rrjedhoje, eshte prodhuar karta e pare e identitetit. Kryeministri Sali Berisha ka marre ne dore karten e pare te identitetit dhe bashke me te kane qene prezente, ministra te kabinetit dhe ambasadore te akredituar ne Tirane. Kreu i qeverise ka prere shiritin e perurimit te ambienteve dhe me pas, ne ambientet e brendshme te kompanise ka startuar procesin per prodhimin e kartes se pare biometrike te identitetit, e cila i ka korresponduar nje vajze, ku si per koincidence nje vajze ka qene dhe ajo qe ka “peruruar” aplikimin. Berisha e ka vleresuar kete moment si shume te vecante, ndersa tha se shqiptaret tashme kane dokumentet e identifikimit nga me modernet ne bote. “Eshte nje dite qe shqiptaret e presin qe prej 10 vitesh. Ky projekt eshte nder me te rendesishmit, i cili i pajis qytetaret shqiptare, me nje dokument te rendesishem per ta. Pajisja e qytetareve me keto dokumente te reja identiteti, eshte nje moment i rendesishem qe do te transformoje ne teresi, sherbime dhe institucione te tjera te ketij vendi”, tha Berisha. Nderkohe qe zv/presidenti i “Sagem Securite” Zhan Alen Zhuan, tha se sistemi me te cilin po operon kjo kompani ne Shqiperi, eshte nga me te avancuarit ne bote, ndersa u shpreh se deshiron qe edhe Franca te kete karta identiteti po kaq te bukura sa te Shqiperise. Qendra e Personalizimit te kartave dhe pasaportave garanton prodhimin e 15 mije kartave biometrike dhe 3 mije pasaportave elektronike ne dite, nderkohe qe fondi i dhene nga qeveria shqiptare per kete kontrate koncensionare 5 vjecare eshte 30 milione euro. Dhe ne rast se vijohet me kapacitet te plote, prodhimi i kartave te identitetit cdo dite, per 146 dite qe kane mbetur deri ne zgjedhje, i bie qe te pajisen 2.19 milione shqiptare, c’ka ve ne rrugen e zgjidhjes tere procesin e zgjedhjeve. Nderkohe qe prioritet, sipas marreveshjes mes PS dhe PD jane 723 mije qytetare, te cilet nuk disponojne pasaporta. Nderkohe qe perfaqesuesi i “Sagem” tha se pajisja me pasaporta biometrike do te startoje menjehere, ku kapaciteti prodhues eshte 3 mije pasaporta ne dite. A.G

Te dhenat per kartat
30 milione euro vlera e projektit koncensionar

5 vjecare eshte kontrata mes qeverise dhe “Sagem”

15 mije karta biometrike identiteti ne dite prodhon

146 dite na ndajne nga zgjedhjet e 28 qershorit

2.19 milione karta kapaciteti prodhues deri ne zgjedhje

723 mije votues jane pa pasaporte, prioritet per kartat

10 vjet eshte vlefshmeria e nje karte identiteti

3 mije pasaporta biometrike, kapaciteti i prodhimit ne dite

Burimi:Gazeta: Koha Jone

Me ne fund. Uroj qe ky vertet te jete nje hap drejt EU.