Nenen e kam model per jeten

Lidhja ime me nenen eshte lidhja me e afert e me e dashura qe kam me dike. Une nenen time gjithmone e kam pasur model dhe vazhdoj ta kem model se si dua te jem ne jete, si nene, grua dhe si profesioniste. Eshte me e mira dhe me e dashura ne bote.

Dashuria ndaj nenes

Jo nje interviste, por as nje jete e tere nuk me mjafton, per ta shprehur e pershkruar dashurine qe ndjej ndaj nenes sime. Nganjehere e ndjej veten si femije i cili gjithmone ka nevoje per nenen, per perqafimet dhe ngrohtesine e saj. Zeri, buzeqeshja, perqafimet dhe aroma e saj, me bejne te ndjehem e lumtur, e dashur dhe shume e sigurt.

Momenti me i veshtire qe lidhet me nenen

Momenti me i veshtire eshte gjate periudhes se luftes, kur na debuan nga shtepia dhe u nisem si turme per ne drejtim te panjohur. Une isha vetem 16 vjeqe dhe gjate asaj rruge, deri sa ecnim e gjithe familja, ku mund te nderronim aty-ketu vetem ndonje fjale, e shihja friken e saj per familjen. Por, me gjithe forcen, prape se prape mundoheshin, edhe nena edhe babai te na e zbusnin gjithe ate situate te rende, duke na keshilluar se qka duhet te bejme ne rast se ndodh qe te ndahemi rruges. Edhe tani kur po e kujtoj ate kohe, po me vjen te qaj, por fatmiresisht nuk u ndame ne asnje moment.

Momenti me i lumtur

Fatmiresisht kam shume momente te lumtura ne jete qe lidhen me nenen dhe me gjithe familjen time, por po e veqoj nje me te fresket. Me daten 04 Dhjetor 2008 erdhi ne kete bote mbesa ime e mrekullueshme Bora. Ajo ka qene nje nder ditet me te lumtura te gjithe familjes sone.

Keshillat e nenes gjate jetes

Gjate gjithe jetes sime, nga nena kam marre keshilla te shumta, dhe ende vazhdoj te marr. Natyrisht keshillat e caktuara ne kohe te caktuar, ne menyre qe femijet gradualisht t’i kuptojne. Prinderit e mi kane punuar jashtezakonisht shume me ne, te tre femijet dhe nese konsiderohet qe ne kemi suksese ne jete si njerez e si profesionist, gjithe keto merita i kane prinderit tane. Natyrisht qe nenat kane nje lidhje mbase me te veqante me femijet, sepse ashtu e ka krijuar Zoti kete lidhje. Ne mesin e shume keshillave po i cek disa. ‘‘Ne radhe te pare jemi njerez, pavaresisht profesioneve ose postit tone. Mos iu beje te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne ata ty’‘. E duke u nisur nga natyra ime impulsive gjithmone me keshillon qe te kem me shume durim.

Opinioni i nenes per karrieren

Qe nga fillimi i karrieres sime, kam pasur perkrahjen e plote nga nena dhe qysh atehere i kam premtuar vetes se do t’i bej krenare prinderit e mi. Ajo eshte krenare me arritjet e mia, duke mos dashur te tingelloje jo modeste, por, gjithmone ka ditur ta mbaje balancin e duhur ne menyre qe pavaresisht sukseseve te vazhdoj te qendroj ‘per toke’.

Dhurata qe e gezoi me shume

Dhurata u bej shpesh gjithe njerezve te mi te dashur. Nuk e di cila dhurate e ka gezuar me se shumti nenen time, por e di qe kartolinat me urimet qe i kemi shkruar ne femijet gjate viteve, i ka shume per zemer dhe i ruan te gjitha.

Naze per ushqimin e pergatitur

Nuk i bej naze. Nena ime pergatite shume, shume mire dhe me dhimbset vetja kur nga obligimet e shumta te dites, nuk arrij te ha dreken ne shtepi.

Suksesi qe e beri te ndjehet me shume krenare me mua

Ka pasur raste nga me te ndryshmet, qe nga femijeria e deri me tani, por po i cek dy momente per te cilat jam shume e sigurt qe eshte ndiere shume krenare me mua. Kur isha ne vitin e pare te studimeve dhe kisha nje premiere ne teater. Ishte shfaqja ime e pare profesionale dhe kisha nje rol shume karakteristik e qe pas premieres, nenes iu kishin mbushur syte me lot nga gezimi. Me uroi e perqafoi shume. Dhe tjetri moment, tani kur fillova me emisionin tim te ri humanitar ‘‘Lidhja mes nesh’‘, pas peripecive te shumta qe kam pasur per ta realizuar kete projekt, nena me ka perkrahur ne vazhdimesi duke me dhene vullnet e perkrahje, ne finalizimin e endrres sime per kete emision. E di qe eshte ndiere shume krenare me mua dhe punen time.

Deshperimet pa dashje

Nuk e kam deshperuar. Me siguri se e kam hidheruar ndonjehere, por deshperuar, asnjehere.

Kerkim-faljet

Po me ndodh t’i kerkoj falje. Une nga natyra jam impulsive dhe ndonjehere reagoj shpejt, por pas pak minutash e kuptoj qe reagova shpejt ose keq dhe kerkoj falje menjehere. Kjo nuk ndodh shpesh, por nese ndodh e kuptoj menjehere qe e kam kaluar ‘vijen’ dhe kerkoj falje menjehere.

Ne siklet para nenes

Natyrisht qe po. Ka ‘siklete’ te ndryshme qe kalon nje vajze duke u rritur e qe ndjen siklet per t’i treguar nenes, siq jane te rejat ne jeten e saj, ndonje gabim te bere, apo kur ka ndonje mungese te paarsyeshme ne shkolle. Keshtu qe edhe mua me ka ndodhur te ndjehem ne siklet para saj.

Dilema ndermjet dy emrave

Me emrin Teute, qe nuk do ta nderroja me asnje emer ne bote, me ka pagezuar babai. Nenes sime i ka pelqyer emri Elena, emer qe me pelqen gjithashtu shume, por ne fund eshte vendosur Teute.

Thone se kam qene femije i urte

Si femije e vogel, diku deri ne moshen pese vjeqare thone se kam qene e urte dhe shume femije i pergjegjshem dhe e rregullt, e qe nuk kam bere shume sherre. Me pastaj kam filluar te behem me e gjalle, kureshtare dhe shume komunikative. Kam qene e llastuar sepse deri ne moshen gjashte vjeqare kam qene femija me i vogel ne familje. Fjalet e para kane qene ‘mama’ dhe ‘baba’, ndersa nder fjalet tjera te para ka qene eshte fjala ‘bareline’ per balerine, sepse kam dashur qe te behem balerine.

Fshehtesite e besuara nenes

Natyrisht qe i kam besuar fshehtesi. Nena eshte personi me i dashur e me i sigurt per t’i besuar ndonje fshehtesi.

Kur ndodhem larg saj

Me mungon jashtezakonisht shume. Nganjehere edhe sot me duket vetja si femije sepse nenen kam nevoje ta shoh e ta perqafoj qdo dite dhe kur ndodhem larg merzitem si femije i vogel.

Kur ndodh ta shoh te perlotur

Fatmiresisht nenen time nuk e kam pare shpesh te shkrehet ne vaj. Kjo ka ndodhur vetem kur kemi pasur ndonje rast vdekje ne familjen e gjere, raste qe eshte shume normale te shkrehet njeriu ne vaj.

Arritja ime me e madhe ne jete

Do te ishte arritja ime me e madhe ne jete, poqe se arrij qe neser vetem 50 per qind te jem nene e mire per femijet e mi, ashtu si ka qene e eshte nena ime per mua, vellain e motren time. Nena eshte e pazevendesueshme dhe personi me i dashur ne bote. Une i them publikisht nenes sime qe, Te dua me se shumti ne bote. Je me e mira!