Neymar lojtar i Chelseat?

Superylli i Santosit, Neymar, është pajtuar që t’i bashkohet kampionit të Anglisë, Chelseat, njoftojnë mediat braziliane.
Një prej gazetave më të rëndësishme braziliane, Folha de Sao Paulo, pohon se në takimin e mbajtur në New York, është marrë vendimi për të finalizuar kalimin e Neymar nga Santosi te Chelsea.

Në takimin e mbajtur në New York, thuhet të kenë qenë prezent Wagner Ribeiro, agjenti i Neymar, vetë Neymar, babai i tij, presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro, presidenti i Chelseat Bruce Buck dhe agjenti Pini Zahavi. Neymar është pajtuar që të nënshkruajë për Chelsean, që do t’i paguajë Santosit hiç më pak se 25 milionë euro.