Nga 1 marsi Pasaportat jobiometrike dalin jashte perdorimit

Duke filluar nga data 1 mars 2012 të gjithë shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë jashtë shtetit vetëm me pasaporta biometrike.

Me vendimin nr. 913 datë 21.12.2011 Per nxjerrjen nga qarkullimi të pasaportave jobiometrike përpara mbarimit të afatit të vlefshmerisë Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur që pasaportat jobiometrike do të jenë të vlefshme si dokument udhëtimi deri në datën 1 mars 2012, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.

Në këtë njoftim të Ambasadës janë bërë publike për qytetarët e Shqipërisë edhe procedurat e aplikimit për dokumentet e identfikimit:

Çdo shtetas që ka mbushur moshën 16 vjeç mund të pajiset me letërnjoftim elektronik (kartë identiteti) dhe pasaportë biometrike.

Shtetasit mbi moshën 16 vjeç mund të kryejnë një aplikim të vetëm për t’u pajisur njëkohësisht me të dy dokumentet (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike).

Çdo shtetas nën moshën 16 vjeç mund të pajiset vetëm me pasaportë biometrike.

Çdo shtetas mbi moshën 16 vjeç mund të aplikojë për pasaportë biometrike vetëm pasi të jetë pajisur me letërnjoftim elektronik.

Në rast humbjeje/vjedhjeje/dëmtimi/ose ndryshimi të përbërësve të gjendjes civile, shtetasi mund të aplikojë sërish për dokumentet e identitetit (letërnjoftim elektronik/pasaportë biometrike) në zyrat e aplikimit.

Po ashtu bëhen publike edhe të dhënat se cilat dokumente janë të nevojshme për aplikim të dokumenteve të reja identifikimi (letërnjoftim elektronik dhe pasaportë biometrike)
Shtetasit shqiptarë duhet t’i paraqesin këto dokumente:
• Kuponi i letërnjoftimit elektronik për aplikim (kupon i pagesës, i cili blihet pranë çdo zyre të postës shqiptare);
• Kuponi i pasaportës biometrike për aplikim (kupon i pagesës, i cili blihet pranë çdo zyre të postës shqiptare);
• Një dokument i vlefshëm me fotografi i aplikuesit.

Çdo shtetas që ka aplikuar mund të tërheqë dokumentet e identitetit (letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën biometrike) 15 ditë pas aplikimit.

Letërnjoftimi elektronik tërhiqet në zyrën përkatëse të aplikimit, nga vetë aplikuesi.

Pasaporta biometrike tërhiqet në drejtoritë/komisariatet e policisë në Shqipëri. Tërheqja e pasaportës biometrike kryhet nga aplikuesi, kujdestari ligjor për shtetasit nën 16 vjeç ose nga persona të autorizuar me prokurë të posaçme, si dhe nga pjesëtarë të afërt të familjes (bashkëshort/i/ja, prindi, fëmija).

Një letërnjoftim elektronik kushton 1 200 lekë, ndërsa pasaporta biometrike kushton 6 000 lekë.

burimi

po normale tani duhet perdorur pasaportat biometrike !

Te gjith Shqiptaret kete dite e kane pritur, qe te levizin lirshem neper vendet e tjera te Europes …

Po POsi GjErAT QE DuHEN DUhEN DhE PeR PaSOJ BIO METrIJa ESHtE E DOMOSOShME

ME PAk FJALe ESHTE E dETYRUESHME 72000 LeK TE VjETra Se Pa NJEReN NUK BeN PUNE TjETrA Pa LLOGARITUR BREDHJeT ETJ ETj