Ngjyra e kuqe

Ngjyrë e forcës, e shëndetit dhe e vitalitetit, e kuqja shpesh konsiderohet ngjyrë e guximshme, agresive dhe impulsive. Simbolizon ambicien, ndërsa ata të cilët vendosin për të mund të jenë të vrullshëm kohë pas kohe, dëshirojnë gjithçka që ofron jeta, shpejt gjykojnë për njerëzit dhe marrin anë.
Njerëzit të cilët e duan ngjyrën e kuqe zakonisht janë optimistë dhe nuk mund të durojnë monotoninë, janë mjaft të shqetësuar, dhe shpesh të pavetëdijshëm për mungesat e tyre. Rrallë janë objektivë dhe mund t’i fajësojnë të tjerët për atë se çka u ndodh në jetë. Njerëzit e tërhequr të cilët e duan ngjyrën e kuqe mund të ndiejnë nevojën për ngrohtësi, forcë dhe i fshehin ndjenjat e tyre të vërteta. Të kuqen zakonisht e zgjedhin njerëzit e natyrës së hapur dhe të pakomplikuar, me dëshirë për jetë.
Ngjyra e kuqe është ngjyrë e ngrohtë dhe pozitive e lidhur me nevojat tona fizike dhe dëshirën për mbijetesë. E kuqja shpreh forcë të madhe dhe të fortë mashkullore. Ngjyra e kuqe është simbol i energjisë, zgjon ndjenjat dhe motivon të ndërmarrim veprime. Tregon shpirtin pionier dhe karakteristikat, ambiciet dhe vendosmërinë e liderit.
Meqenëse është ngjyrë e lëvizjes fizike, tregon forcë jetësore. Është ngjyrë e seksualitetit dhe mund të stimulojë pasionet më të thella dhe më intime në ne, pozitive siç janë dashuria dhe seksi, por edhe negative siç janë hakmarrja dhe zemërimi. Shpesh përdoret për të shprehu dashuri, por më shumë ka të bëjë me pasionin, seksualitetin dhe epshin, se sa me dashurinë.
E kuqja mund të stimulojë apetitin, prandaj shpesh përdoret në rregullimin e restoranteve. Rrit dëshirën për ushqim dhe stimulimet tjera. Për së tepërmi ngjyra e kuqe mund të shkaktojë shqetësim dhe në fund edhe zemërim.
Kulturat lindore, siç është Kina e konsiderojnë të kuqen ngjyrë fati. Edhe pse kohët ndryshojnë dhe shumë nuse kineze sot veshin fustane të bardha nusërie, e kuqja është ngjyra tradicionale për martesë. Në kulturën hinduse simbolizon pastërtinë dhe shpesh përdoret për martesa.

Faleminderit per informacionin , ngjyra e kuqe e flamurit :smiley:

e kam nje kombinim te rrobava me ngjyr te kyqe…